BallinaFoto LajmDrejtori i ICITAP-it, Gregory Ducot, takon Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të...

Drejtori i ICITAP-it, Gregory Ducot, takon Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të Shqipërisë

Drejtori i ICITAP-it, Gregory Ducot, takon Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të Shqipërisë, Klevis Qose, dhe William Sage. Gjatë takimit u diskutuan arritjet e programit që po implemntohet në sistemin e burgjeve në Shqipëri si dhe projektet e reja për mbështetje të vazhdueshme në fushën e sigurisë, rehabilitimit dhe riintegrimit.

Gjatë vizitës, Klevis Qose dhe Drejtori i Inteligjencës Korrektuese, Edlir Ajazi, zhvilluan një takim me Errol Etting, Drejtor Ekzekutiv i Divizionit të Inteligjencës dhe Hetimeve të Departamentit të Sigurisë Publike dhe Shërbimeve Korrektuese në Maryland.

Delegacioni i GDPA ishte pjesë e një vizite studimore të organizuar nga ICITAP, që përfshinte gjithashtu pjesëmarrjen në Konferencën Dimërore të Shoqatës Korrektuese Amerikane në Orlando, Florida. Kjo vizitë është pjesë e programit të financuar nga ICITAP për Njësinë e Inteligjencës Korrektuese në DPPM, si mbështetje dhe partneritet i vazhdueshëm me sistemin shqiptar të burgjeve dhe korrektimeve, mbështetur nga Departamenti i Drejtësisë dhe Departamenti i Shtetit të SHBA.

Gjatë aktivitetit u diskutuan tema të tilla si siguria në burgje, programet rehabilituese, teknologjia informative dhe menaxhimi i institucioneve korrektuese, njofton rtsh.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

SHBA rithekson thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë

0
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ritheksuar thirrjen ndaj udhëheqësve politikë të Kosovës që të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve, në përputhje me Kushtetutën...