BallinaFoto LajmDita e Verës, Elbasani shndërrohet në një "skenë" të madhe festive

Dita e Verës, Elbasani shndërrohet në një “skenë” të madhe festive

-

Dita e Verës, festa që simbolizon ardhjen e pranverës dhe rinovimin e natyrës në “kryeqytetin e pranverës”, Elbasan ka nisur që herët në mëngjes.

Qyteti është shndërruar në një “skenë” të madhe festive, ku mijëra qytetarë dhe vizitorë nga gjithë vendi janë mbledhur për të marrë pjesë në atmosferën magjike që e bën Elbasanin zemrën e kësaj feste.

Karnavalet e fëmijëve të shkollave, me kostume të gjalla dhe ngjyra pranverore, i kanë dhënë gjallëri rrugëve të qytetit.

Tingujt e muzikës popullore, aromat e ballokumeve dhe panairet me produkte tradicionale kanë krijuar një mozaik emocionesh që përfshin të gjithë, të vegjël e të mëdhenj.

Nga çdo cep i Shqipërisë, vizitorët janë mbledhur për të jetuar atmosferën e veçantë të Ditës së Verës.

Festimet do të kulmojë me koncertin e mbrëmjes, ndërsa më 15 dhe 16 Mars festimet do të vijojnë me aktivitete për fëmijë, panaire tradicionale dhe evente kulturore, njofton rtsh.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

310 të lënduar në një javë protesta në Shqipëri

0
Ministria e Shëndëtësisë ka bërë një bilanc të të plagosurve gjatë protestës së zhvilluar sot, ku bëhet me dije se janë paraqitur për të...

Histori nga Roma e lashtë