/ Nga Hava Kurti Krasniqi /
Blerona është emër i përveçëm i brezit të ri intelektual, si për nga ndjeshmëria e vargjeve, si për nga guximi i zërit të saj. Blerona ka lindur vitin 1996 në qytetin e bukur të Strugës. Ka studjuar degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Tetovës. Jeton në Augsburg të Gjermanis. Me shkrime ka filluar që nga mosha shtatë vjeçare.
Romanin e parë e ka botuar kur ishte në shkollë të mesme, ndërsa vepra e saj “Përtej dashurisë” është mbështetur dhe vlerësuar lart nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut. Shkrimet e Bleronës janë vlera të mëdha të letërsisë shqiptare, prandaj edhe dihet se Blerona Brao, do të jetë përfaqsuese e letërsisë shqiptare për lexuesit gjerman.
helveticALforum