Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Atdheu në objektiv

Besimtarët mbushin bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Spahiu: Të bashkëpunojmë për një shoqëri më të drejtë

by administrator
07:19 06/06/25
in Atdheu në objektiv
Besimtarët mbushin bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Spahiu: Të bashkëpunojmë për një shoqëri më të drejtë
0
SHARES
2
VIEWS
Share on Facebook

Këtë të premte të gjithë besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Kurban Bajramit që është është dhe një nga dy festat më të rëndësishme në kalendarin islam.

Në Tiranë të gjithë besimtarët Kurban Bajramin po falet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa ndan edhe detajet e programit se kur dhe ku do të kryhet falja.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njoftoi edhe programin e këtij kremtimi, që nis që nga ora 05:45 e mëngjesit, me faljen që do e drejtojë kreu i Komunitetit, Bujar Spahiu.

Spahiu e vuri theksin e mesazhit të tij në paqen sociale, ndihmën për të varfërit e të pamundurit.

Ai u shpreh se një shoqëri nuk mund të jetë kurrë e drejtë nëse në themel të saj nuk qëndron drejtësia, ndershmëria e bujaria.

Më tej ai përcolli mesazhe për të gjitha shtresat e shoqërisë, mjekët, mësuesit, pushtetarët, besimtarët e thjeshtë…

Në fjalën e tij, Spahiu i ftoi shqiptarët që: “Me dashuri dhe përgjegjësi të shohim njëri-tjetrin me sy njerëzor, të ndihmojmë dhe të falim dhe të bashkëpunojmë për një shoqëri më të drejtë, më të begatë dhe më të bashkuar”/

Fjala e plotë e kreut të KMSH Bujar Spahiu:

Të dashur besimtarë, vëllezër dhe motra në fe e në komb, kudo ku jeni, në çdo skaj të vendit tonë,

Me mëshirën e Allahut të Gjithëmëshirshëm, sot kremtojmë festën e madhe të Kurban Bajramit – një ditë që i bashkon zemrat tona në adhurim, në mirënjohje dhe në solidaritet.

Si rrallë herë, sot bashkohet dita më e bukur e javës, Xhumaja, me ditën më të bukur të vitit, Bajramin – gëzim i dyfishtë.

Kurban Bajrami, kjo ditë e bekuar, na rikujton sakrificën sublime të profetit Ibrahim (a.s.), i cili u përul me besim të plotë ndaj urdhrit të Zotit.

Allahu thotë në Kuran:“Kur Zoti i tij i tha: ‘Dorëzohu!’ Ai tha: ‘Iu dorëzova Zotit të gjithësisë.’”(Sureja Bekare, 2:131)

E pikërisht kjo sakrificë na mëson edhe ne sot: se besimi nuk është vetëm fjalë, por vepër; nuk është vetëm ritual, por angazhim i sinqertë për të qenë më të drejtë, më të ndershëm dhe më të mëshirshëm në çdo hap të jetës.

Feja jonë na mëson se besimi nuk është i plotë pa ndjeshmëri sociale.

Nuk është i pastër adhurimi ynë nëse nuk përfshihet në të edhe përgjegjësia ndaj tjetrit.

Dhe shoqëria jonë nuk do jetë kurrë e drejtë nëse në themelet e saj nuk qëndrojnë vlerat hyjnore: mëshira, drejtësia, bujaria dhe ndershmëria.

I Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) ka thënë:

“Nuk beson asnjëri prej jush derisa të dojë për vëllain e tij atë që do për veten e tij.”(Buhariu & Muslimi)

Të nderuar besimtarë,

Sot, Kurban Bajrami është një ftesë për të gjithë, pa dallim:

* Për punëtorin dhe fermerin që me

* djersën e ballit mbajnë familjet e tyre;

* Për nënat dhe gjyshet që rrisin brezat me durim dhe besim;

* Për të rinjtë që kërkojnë vendin e tyre në shoqëri;

* Për mësuesit që mbjellin dituri dhe vlera;

* Për mjekët që i shërbejnë jetës;

* Për sipërmarrësit që punojnë e japin mundësi punësimi;

* Për intelektualët dhe drejtuesit që ndikojnë në mendimin dhe zhvillimin e shoqërisë.

Secili ka vend në këtë thirrje të Bajramit.

Për të thjeshtin, Bajrami është kujtesë që Zoti është afër zemrës së pastër.“Allahu është me të mirët (muhsinun).”(Sureja Ankebut, 29:69)

Për të pasurin, është një kujtesë që pasuria është një amanet dhe duhet ndarë. Në pasurinë e secilit ka hise edhe i sprovuari me varfëri, jetimi…“Në pasuritë e tyre kishte një pjesë të caktuar për lypësin dhe nevojtarin.”(Sureja Dharijat, 51:19)

Për drejtuesit, është një thirrje për drejtësi, transparencë dhe përkushtim ndaj së mirës së përbashkët.“Allahu ju urdhëron që t’u jepni amanetet atyre që u përkasin dhe kur të gjykoni mes njerëzve, të gjykoni me drejtësi…”(Sureja Nisa, 4:58)

Për të rinjtë, është një udhërrëfyes që sukseset pa vlera janë bosh, ndërsa përkushtimi ndaj Zotit i jep kuptim çdo përpjekjeje.

Të dashur vëllezër e motra,

Në një kohë kur sfidat ekonomike, sociale dhe shpirtërore prekin shumë familje, Bajrami vjen si një dritë shprese.

Le të mos e shohim thjesht si një ditë pushimi e konsumi, por si ditë adhurimi njëkohësisht – ashtu siç është vërtet – si një mundësi për të rindërtuar lidhjet tona me Zotin dhe me njëri-tjetrin.

Le ta ndajmë sofrën, por edhe buzëqeshjen.

Të shkojmë te të vetmuarit, te të moshuarit, te ata që s’kanë mundësi për të festuar.

Sepse kështu jemi myslimanë në zemër, jo vetëm në emër.“Mëshironi ata që janë në tokë që t’ju mëshirojë Ai që është në qiell.”(Hadith – Tirmidhiu)

Në emër të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i ftoj të gjithë shqiptarët, nga çdo shtresë dhe çdo bindje, që këtë festë ta jetojmë me dashuri dhe përgjegjësi.

Të shohim njëri-tjetrin me sy njerëzor, të ndihmojmë, të falim, dhe të bashkëpunojmë për një shoqëri më të drejtë, më të begatë dhe më të bashkuar.

Le t’i lutemi Zotit së bashku për Gazën. Për jetët e prera në mes dhe gjendjen e rëndë që po kalojnë. Lutemi gjithashtu për paqe në mbarë botën.

Lusim Allahun që të pranojë adhurimet, kurbanët dhe lutjet tuaja!

T’ju mbushë shtëpitë me paqe, sofrat me bereqet dhe jetën me begati!

E lusim Zotin që haxhilerët nga e gjithë bota dhe qindra haxhinj të Shqipërisë, të cilët ndodhen në këto momente në vendet e shenjta në Mekë, t’ua pranojë lutjet dhe adhurimet!

“Dhe thirr ndër njerëz për Haxhin; ata do të vijnë tek ti në këmbë dhe mbi deve të dobësuara, nga çdo rrugë e largët.”(Sureja Haxh, 22:27)

Gëzuar Kurban Bajramin!Bajrami juaj qoftë i bekuar, dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë!, njofton oranews.

KMSH nënvizon gjithashtu se edhe pritjet tradicionale do nisin nga ora 09:00 dhe zgjasin deri në mesditë.

“Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale me rastin e festës së Kurban Bajramit do të zhvillohen në selinë e KMSH-së, nga ora 09:00 deri në orën 12:00”, thuhet në njoftim.

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh