spot_img
BallinaAtdheuPresidentja Osmani: Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat

Presidentja Osmani: Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat

-

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Kurban Bajramin: Ajo tha se Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat më të larta njerëzore dhe për forcimin e lidhjeve, dashurisë dhe mirëkuptimit ndërmjet nesh.

“Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ju përcjell urimet më të përzemërta për paqe, harmoni dhe begati në çdo familje. Kjo festë shpërfaqë shpirtin e solidaritetit, na kujton rëndësinë e sakrificës, përkushtimit dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit”, thuhet në urimin e saj.

Sipas saj, Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat më të larta njerëzore dhe për forcimin e lidhjeve,  dashurisë dhe mirëkuptimit ndërmjet nesh.

“Në këtë ditë të veçantë, uroj që në secilën shtëpi të mbizotërojë gëzimi, shëndeti dhe dashuria. Qoftë kjo festë një burim frymëzimi për një të ardhme më të ndritur, me më shumë dhembshuri, mirësi dhe respekt të ndërsjellë”, tha Osmani.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Rutte viziton Gardën Kombëtare të Ajovës, diskutohet partneriteti me FSK-në

0
Partneriteti i Gardës Kombëtare të Ajovës me Kosovën dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës ishte në qendër të vizitës së sekretarit të përgjithshëm të...