/ Bernë 04 shkurt
Shkëlqesia e Tij, z.Rexhep Demiri, Ambasador i Maqedonisë së Veriut në Bernë të Zvicrës edhe sot ka gjetur kohë për të pritur afaristë e veprimtarë edhe ate në ambientet e ambasadës. Si gjithmonë edhe kësaj here ai i mirëpriti me modesti dhe miqësi.
Ambasadori në çdo takim i falënderon bashkatdhetarët tanë për kontributin e tyre që e kanë dhënë nëpër periudha të ndryshme dhe që po investojnë në vendin e të parëve. Për bashkatdhetarët padyshim se është nder i madh sepse siç thonë edhe ata, nuk ishin mësuar ta takojnë ambasadorin dhe të bashkëbisedojnë si miq.
Sot, Ambasadori mirëpriti dy afaristë e bëmirës që veprojnë në Zvicër dhe ja se çka thotë ai ndër të tjera për këtë takim:
„Sot pata privilegjin të mirëpres në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Gadhnjim Sadiku, sipërmarrës i suksesshëm i rrjetit Migrolino me pesë pika në Zvicër.
Një surprizë e veçantë ishte prania e z. Nuredin Ajdini, bashkëvendasi im dhe një gastronom i shquar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilin kemi ndarë kujtime të rëndësishme që nga fëmijëria.
Ju falënderoj përzemërsisht për vizitën dhe kontributin tuaj të vyer!“. Këto takime po frymëzojnë dhe njëherit po i nderojnë bashkatdhetarët tanë që gëzojnë autoritet të madh edhe te shteti pritës e në këtë rast Zvicra. Mërgata shqiptare ishte e do të mbetet arteria kryesore e së mirës në atdhe.
helveticALforum