Bern, 28 nëntor
Me rastin e 28 nëntorit,112 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ambasada e Shqipërisë në Bern të Zvicrës, organizoi pritje, në të cilën ishin të pranishëm përfaqësues të trupës diplomatike të shteteve të ndryshme, ambasadorë, konzuj, pjesëtarë të shoqërisë civile, mediumeve, artistë, sportistë, të biznesit dhe veprimtarë të të gjitha trevave shqiptare.
Pritja e të gjithë mysafirëve ishte nga ambasadori dhe stafi i tij, si znj. Monika Zguro, Këshilltare dhe Z. Valon Gashi, Sekretar i Parë.
Në skenë ishte flamuri kombëtar, zviceran dhe ai i Lihtejnshtajnit. Zonja Zguro, këshilltare e ambasadorit, e filloi manifestimin me një përshëndetje dhe e prezentoi znj. Angelika Bajrami që të këndonte himnin kombëtar drejpërdrejt, pastaj atë zviceran dhe të Lihtejnshtajnit.
Fjalën kryesore dhe të vetme e mori Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, z. Mustafa Nano. Z. Nano, pasi përshëndeti të gjithë të pranishmit, uroi të gjithë shqiptarët në Zvicër dhe kudo në botë ‘Gëzuar Festën e 28 dhe 29 Nëntorit!’ “Këto data simbolizojnë sakrificën, krenarinë dhe përpjekjen shekullore të kombit tonë për liri dhe pavarësi. 28 Nëntori shënon ngritjen e flamurit kombëtar nga Ismail Qemali në Vlorë në vitin 1912, ndërsa 29 Nëntori përkujton çlirimin e Shqipërisë në vitin 1944.
Këto ditë na kujtojnë rëndësinë e unitetit dhe forcës sonë kombëtare, duke na frymëzuar të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë.
Le të qëndrojmë të bashkuar në respekt dhe dashuri për atdheun tonë, duke ruajtur dhe promovuar identitetin dhe vlerat tona kombëtare. Gëzuar 28-29 Nëntorin! Lavdi dëshmorëve dhe heronjve të kombit!” Ai u ndal në gjuhën angleze, por që në anën e djathtë shihej nga ekrani i madh në gjuhën shqipe edhe në një histori të Shqipërisë nga syri i të hujave, pra i miqve tanë ndër dekada, që nga të pranishmit zgjoi interesim të veçantë. Ndërsa në njërën anë të sallës ishte një histori e veçantë e Shqipërisë përmes disa arkivave. Krejt në fund të fjalës së ambasadorit, të pranishmit i njoftoi se së shpejti, konkretisht nga fundi i janarit 2025, do të largohet nga detyra e ambasadorit, duke falenderuar të gjithë për bashkëpunim, sa që të gjithë të pranishmit e durtrokitën në shenjë respekti. Nuk pati ndoj program artistik. Të gjithë të pranishmit patën mundësi të bashkëbisedojnë me ambasadorin dhe të realizojnë foto kujtimi.
Ja se çka thanë për këtë mbrëmje disa personalitete që ishin prezentë në këtë mbrëmje:
Shkëlqesia e Tij, z. Rexhep Demiri, Abasador i Maqedonisë së Veriut:
“Me shumë respekt kam pranuar ftesën nga ambasadori për të festuar së bashku festën kombëtare të 112 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Me ambasadorin kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer. E falenderoj përzemërsisht dhe i uroj edhe në të ardhmen që të ketë suksese. Takova shumë personalitete nga mërgata jonë, por edhe nga miq të tjerë, si zviceranë dhe nga diplomatë të huaj. Urime festën të gjithë shqiptarëve në Zvicër dhe gjithandej ku gjenden.
Shkëlqesia e TIj, z. Mentor Latifi, Ambasador i Kosovës në Konfederatën e Zvicrës;
Edhe z. Latifi cakërroi gotat e festës me shumë mërgimtarë dhe diplomatë të huaj që ishin prezentë, pa harruar edhe të jetë i pranishëm në tavolinën me miq nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, por edhe miq zviceranë.
Vigan Berisha, Shef i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih:
“Edhe ne e pranuam ftesën me shumë kënaqësi dhe erdhëm që të festojmë festën
kombëtare të 112 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Ditën e Flamurit Kombëtar. E uruam ambasadorin dhe stafin e tij dhe kaluam një mbrëmje të veçantë festive me shumë mëgimtarë nga të gjitha trevat shqiptare, por natyrisht patëm edhe njohje të reja nga miq zviceranë dhe diplomatë të tjerë të huaj që veprojnë në Zvicër.”
Prof. dr. Florim Cuculi, Drejtor i Klinikës së Kardiologjisë në Luzern të Zvicrës. (Herzzentrum – Luzerner Kantonsspital Chefarzt Kardiologie):
“E kam pranuar ftesën me kënaqësi dhe po e festojmë festën kombëtare së bashku. Është një festë që na bashkon të gjithë shqiptarëve, pavarësisht se nga cila trevë e atdheut vijmë.”
Znj. Mimoza Nazarko, këngëtare dhe artiste e njohur, e cila jeton dhe vepron në Zvicër:
“Falenderim për ambasadorin dhe stafin e tij. Sonte, së bashku me bashkëshortin tim, erdhëm të ndajmë gëzimin e kësaj feste bashkë me shumë veprimtarë nga treva të ndryshme të atdheut. Sa mirë kur jemi të gjithë bashkë! Gëzuar!”
Asllan Karaj, personalitet i njohur në Zvicër, ndër të tjera, shtoi:
“Në këtë ditë të shënuar të përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ju uroj nga zemra ‘gëzuar festën!’ Le të jetë kjo ditë një moment krenarie dhe bashkimi për të gjithë shqiptarët kudo që janë.”
Rafet Ademi nga Tërnoci i Luginës së Preshevës, Kryetar i Shoqatës Kulturore “Frictal” në Kt. Argau, ndër të tjera, tha:
“Falenderoj ambasadorin dhe stafin e ambasadës për ftesën! Uruam njëri tjetrin me shumë mërgimtarë dhe takuam miq të tjerë që ishin prezentë nga shtete mike, por edhe miq zviceranë. Festë që na bashkon të gjithë shqiptarëve.”
Përparim Sabriu nga Struga, Kryetar i LAPSH-it për Bülach dhe bëmirës i njohur:
“Pata nderin që ti uroj këtë festë Ambasadorit të Shqipërisë, z. Mustafa Nano, stafit të tij, Ambasadorit të Maqedonisë së Veriut, z. Rexhep Demiri, Ambasadorit të Kosovës, z. Mentor Latifi, pastaj Shefit të Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, disa miqve zviceranë, si diplomatë e profesorë. Ishte një natë e veçantë, të cilën do ta kujtoj. Flamuri kombëtar na bashkon të gjithëve.”
Visar Robelli, Kryetar i Rrjetit të Bizneseve në Zvicrën Qëndrore:
“Është nder edhe për ne që të jemi në këtë manifestim, ose njërin ndër manifestimet
kryesore për nder të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, me organizim të Ambasadës së Shqipërisë në Bern. Kemi raporte shumë vëllazërore me Ambasadën e Shqipërisë dhe falenderojmë për përkrahjen e që po na nderojnë edhe neve. Këto festa po na bashkojnë. Le të jemi të bashkuar për jetë për të mirën e përgjithshme.”
Skender Xhakaliu, ish Ambasador i Kosovës në Gjermani:
“I shoqëruar me z. Visar Robelli, edhe unë ndava gëzimin e kësaj feste me të gjithë të pranishmit. Disa nga të pranishmit i njihja e disa të tjerë jo. Ja që takova dhe njohtova edhe veprimtarë të tjerë të diasporës shqiptare. Le të valojë përjetësisht flamuri ynë kombëtar. Lavdi dëshmorëve! Na presin edhe shumë punë për të mirën e kombit.”
Afaristët, atdhetarët dhe bëmirësit e njohur, çifti bashkëshortor, z. Adem dhe znj. Florije Osmani na thanë:
Falenderojmë ambasadorin dhe stafin e tij që na kanë ftuar! Për çdo vit jemi në mesin e shumë veprimtarëve për festën kombëtare të 28 Nëntorit. Flamuri na ka bashkuar të gjithëve. Edhe unë me bashkëshorten time, me shumë kënaqësi kemi ardhur që të kremtojmë festën më të madhe kombëtare me ambasadorin e shtetit shqiptar, por edhe me miq të tjerë. Një mbrëmje e veçantë. Gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo që gjenden dhe të punojmë që të jemi të bashkuar edhe më shumë. Lavdi dëshmorëve!”
PhD.Dashnim Hebibi, në emër të Institutit Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore, të platformës mediale helveticALforum.ch dhe në emër të Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës”, përcolli urime te të gjithë ambasadorët e pranishëm, diplomatë, por edhe te veprimtarë të tjerë që ishin prezent.
Bledar Koçibelli nga Korça i cili jeton në Zvicër u ndje shumë i nderuar që ishte prezent në këtë festë të madhe kombëtare në mesin e shumë vëllezërve të të gjitha trevave shqiptare.
Tefik Bajrami, sportist i njohur që jeton e vepron në Zvicër:
“Së bashku me bashkëshorten time kemi pranuar ftesën me shumë kënaqësi. Bashkëshortja i këndoi hymnet kombëtare. Jemi të nderuar që për çdo vit marrim pjesë dhe takohemi me shumë veprimtarë e diplomatë. Vërtetë është e mirë të ndash gëzimin me bashkëkombës të të gjitha trevave shqiptare.” Gjatë kësaj mbrëmjeje festive që zgjati deri në orën 22:15 min, takuam edhe përfaqësues të afaristëve të suksesshëm të firmës së njohur në gjithë Zvicrën, Lika, pastaj miq zviceranë, si Prof. dr. Albert Hafner dhe shumë të tjerë. Krejt në fund u shtrua edhe një darkë modeste. Mikpritja ishte e përzemërt, në të cilën nuk munguan foto kujtimi.
helveticALforum