BallinaSportiKosovare Asllani me Suedinë në Leskovc e mundin Serbinë

Kosovare Asllani me Suedinë në Leskovc e mundin Serbinë

-

(Foto Kapitenja Kosovare Asllani – djathtas)

 Suedia ka shënuar fitore me rezultat 2:0 në Leskovc ndaj Serbisë, në ndeshjen e parë të finales së barazhit për kualifikim në Kampionatin Evropian në futboll.

Kapitenja Kosovare Asllani me bashkëlojtare treguan angazhim e lojë shumë më të mirë, duke i lënë pa fjalë serbet. Kosovare Asllani pati dy raste të mira në pjesën e parë. Në minutëne 34-të, ajo brenda 16-shit por goditja e saj mezi u ndal nga portierja serbe.

Në minutën e 37-të, Asllani e pafat, nga afërsia goditi bukur por topi shkoi për disa centimetra pranë shtyllës së djathtë pingule. Në minutën e 54-të Bennison realizon për 0:1 dhe Kafaji (70′) për 0:2.

Kapitenja Kosovare Asllani është zëvendësuar në minutën e 62-të. Suedia ka bërë hapin e madh drejt Kampionatit Evropian, ku për sfidën e kthimit ka një kapital të madh në rezultat. / K.Goca

 

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“MENÇURIA SHQIPTARE”, VEPËR DINJITOZE

0
DYGJUHËSHE E AUTORIT TAJAR DOMI Nga Halil RAMA – Mjeshtër i Madh Përmes dokumentimit të mendimit të urtë, në këtë vepër të karakterit enciklopedik shpërfaqet mënyra...