/ Intervistë ekskluzive
Intervistoi: PhD. Dashnim HEBIBI
“Mësuesit shqiptarë, e ndër ta ishin shumë mësuese, kishin mundësi të përcillnin gjuhën dhe identitetin kulturor shqiptar te fëmijët e mërgimtarëve. Këto, më vonë, u mbështetën pjesërisht nga autoritetet shtetërore të vendeve gjegjëse, ku jetonin, p.sh. pjesërisht (në disa rajone) kanë integruar mësimet e shqipes në sistemin normal shkollor.Të gjithë kontribuesit e arsimit shqip meritojnë një respekt të veçantë. Mendoj se mësueset meritojnë një respekt të dyfishtë“, na tha, ndër të tjera, zonja Halimi.
Ju lutem të na përshkruani profilin tuaj! Me se merreni? Çfarë profesioni keni?
Jam lindur më 1964 në Cërnicë të Gjilanit. Shkollën fillore e kreva në Fshatin e Vjetër të Ferizajt dhe shkollën e mesme në Ferizaj. Në Prishtinë përfundova Fakultetin Filozofik, dega: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.Me vite kam punuar si mësuese e gjuhës shqipe me fëmijët shqiptarë në Hamburg dhe Wedel (Holst.). Në Hamburg kam dhënë mësim në gjuhën shqipe në dy shkolla private.Këtu ua kam mësuar gjuhën shqipe të huajve, të cilët ishin nënjë bashkësi martesore, ose që u duhej gjuha shqipe për qëllime profesionale.
Gjithashtu, kam ligjëruar Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Hamburgut.
Duke i parë disa mangësi në shoqërinë ku jetoja, më lindi ideja tëzhvilloja projekte, për të mënjanuar këto mangësi. Kështu fillova të shkruaja koncepte, të cilat u financuan nga shteti gjerman dhe vet i menaxhova. Projektet ishin të larmishme, si kulturore, politikë-zhvillimore, arsimim politik dhe edukatë interkulturore (punë pedagogjike me prind).
Kam punuar si pedagoge në disa shkolla gjermane. Madje, në kërkesë të Agjencisë për Punësim, kam punuar si pedagoge në shkollat gjermane, si dhe në arsimim për të rritur. Për detyrë kisha aftësimin dhe orientimin profesional tëklientëve, gjetjen dhe kristalizimin e kompetencave të tyre, si dhe menaxhimin e tyre në punësim, zanate apo universitete. Aktualisht, me kërkesë të Qendrës për Punë Sociale, Rini dhe Familje, punojsi pedagoge me familjet e cenuara gjermane dhe familjet emigrante të nacionaliteteve të ndryshme. Për detyrëkam t’u ofroj familjeve ndihmë social-edukative për mbështetjen në detyrat e tyre prindërore, në trajtimin e problemeve të përditshme, në zgjidhjen e konflikteve dhe krizave interne, si dhe në kontaktet me autoritetet dhe institucionet. Qëllimi është që familjet të aftësohen për tëmarrë përgjegjësinë për jetën dhe punën e tyre, të përforcohen kompetencat prindërore në edukimin e fëmijëve, të arrijnëpotencialin e plotë në jetë, pra që familjet të shkathtësohen për vetëndihmë.
Na tregoni, ju lutem, kur keni migruar në Gjermani?
Në fillim të viteve të ‘90-ta mora rrugën e pakthim të migrimit.
Cila është struktura aktuale e familjes suaj?
Jam nënë e lumtur e dy fëmijëve të rritur.
Si e kujtoni veten gjatë ditëve të para në Gjermani?
T’ia kthesh shpinën vendlindjes do të thotë ta ndash zemrën përgjysmë. Njërën gjysmë ia lë kujtim vendlindjes, familjes, miqve, dashamirëve e shoqërisë. Gjysmën tjetër, të ngarkuar me plot dashuri e kujtime të mira, por edhe me dhembje, lot e ndarje, e bartë me vete në rrugën e gjatë me plot gjemba e labirinthe të mërgimit. Samari i mërgimtarit, i ngarkuar me mall, dhembje, dashuri, këngë, kulturë e traditë kombëtare, sapo të shkelë dheun e huaj, rëndohet për çdo ditë e më shumë.
Të jesh e huaj, nuk është aq e rëndë, sa të ndjehesh e huaj. “Guri i rëndë peshon vetëm në vend të vet!”. Të jesh e huaj është zhgënjyese, rraskapitëse.
Vend i huaj. Gjuhë e huaj. Kulturë e panjohur. Brenda natës e ndjenë veten të humbur dhe të barabartë me regresionin kulturor të nivelit të fëmijëve.
Të qenit e huaj të çarmatos, të bën të lënduar, të çalë dhe të pambrojtur. Si person i huaj, je gjithmonë në provë. Duhet të punosh dy-tri herë më shumë se qytetarët vendës që të dëshmohesh. Për t’u integruar në shoqërinë e vendit, duhet të luash me rregulla të huaja. Po s’i mësove rreguallat e lojës, mbetesh e humbur në vazhdimësi.
Cila është veprimtaria juaj publike (jashtë punës së zakonshme)?
Sapo erdha në Gjermani, kërkova kontakte me bashkatdhetarë. Kërkova të shkoja në klubet shqiptare. Më thanë: „Aty shkojnëvetëm burrat.“ Shtrova pyetjen: „Janë klube shqiptare, apo klube të burrave?“ „Jo, janë klube shqiptare“, m’u përgjigjen. „Mirë”, – u thashë. “Nëse janë klube shqiptare, aty e kam vendin edhe unë“.
Kam qenë njëra ndër gratë e para që kam shkuar në një klub shqiptar. Kështu u thye akulli.Në Hamburg kam organizuar takime të rregullta me gratë shqiptare.Në kuadër të arsimit shqip, me përkrahjen e pakrahasueshme dhe shumë të çmueshme të prindërve shqiptarë e sidomos të nënave shqiptare, me fëmijët shqiptarë,kam formuar grupe vallesh, kam përgatitur pjesë teatrale, si dhe kam organizuar shfaqje të ndryshme.
Si kryetare e Bashkësisë së Prindëve Shqiptarë të Hamburgut, kam organizuar mësimin në gjuhën amtare në kuadër të Shkollës Shqipe „Fan Noli“ të Hamburgut, ku dhe vetë kam punuar si mësuese e gjuhës shqipe.
Në bashkëpunim me Këshillin e Arsimtarëve Shqiptarë tëGjermanisë (KASHI) dhe Bashkësisë së Prindëve Shqiptarëtë Hamburgut,në vitin 2003 kam organizuar në Hamburg „Kampionatin e Diturisë“. Në vitin 2009 e kam themeluar Shoqatën për Arsimim, Kulturë dhe Mirëqenie të Popujve (Verein für Bildung, Kultur und Vëlkerverstçndigung e.V). Përmes kësaj shoqate kam bërë bashkëpunime me disa shtete jashtë Gjermanisë, si dhe me shumë organizata në Gjermani. Kam organizuar mbi 40 shfaqje në vit; 7 shfaqje të mëdha interkulturore, mbi 30 shfaqje të politikës zhvillimore dhe arsimim politik me podiume dikutimesh me politikanë, si dhe ekspozita artistike, lexime letrare dhe shfaqje me tema adukative.
Sa keni arritur të integroheni në shoqërinë gjermane?
Integrimi në shoqërinë ku jeton është shumë me rëndësi. Në momentin kur e ndjejmë veten se i përkasim këtij komuniteti, mund të themi se jemi integruar. Mjerisht, ka njerëz, qofshin vendës apo migrantë, të cilët mendojnë se për t’u integruar nëshoqërinë gjermane duhet migrantët edhe në familjet e tyre ta flasin gjermanishten. Në këtë rast nuk bëhet më fjalë për integrim. Ky është asimilim. Unë i respektoj rregullat, gjuhën dhe kulturën e vendit. E falënderoj popullin gjerman që na ka dhënë strehim. Kam qenë aktive në rrjete të ndryshme në tërë Gjermaninë dhe kam formuar vet rrjete të ndryshme, përmes të cilave i kam zhvilluar aktivitetet e mia.
Natyrisht që gjuha gjermane është mjet i paevitueshëm kommunikimi në opinionin publik. Megjithatë, gjuhën e nënës e ruaj me respekt dhe dashuri tëveçantë. Petkun kombëtar nuk lejoj të ma zhveshë askush. Nuk jam më e vlefshme për shoqërinë, sepse e ndërroj identitetin. Njeri të bën edukata familjare, pa marrë parasysh se cilit popull apo cilës shoqëri i takon dhe në cilën tokë je rritur.Virtytet, cilësitë njerëzore që i posedojmë, si dhe puna e kontributi që ia japim shoqërisë, janë ato që na vlerësojnë dhe na nderojnë, e jo toka ku jetojmë. Toka s’e ka bërë askë njeri.Unë ndjehem mirë e integruar. Sipas mundësisë, kam dhënëkontribut për të ruajtur gjuhën shqipe në Gjermani, por edhe për t’u integruar në Gjermani, jo vetëm shqiptarët, por edhe nacionalitetet tjera. Aktivitetet e mia i shoh si kontribut të dyfishtë; ndaj popullit tim, si dhe ndaj shtetit gjerman.
Jam njëra ndër të parat emigrante në Hamburg (pos Bashkësisë Turke, si monopol dhe që financohet dhe menaxhohet drejtpërsëdrejti prej politikës gjermane) që ështëfinancuar nga fondacionet shtetërore dhe joshtetërore të Hamburgut dhe Federatës së Gjermanisë.
Unë, si person, kam një emër, një fytyrë dhe një histori. Prandaj, kërkoj prej shtetit gjerman të më pranojë ashtu siç jam dhe jo ashtu siç duan të më kenë të tjerët.
Gjersa shumë bashkatdhetarë ndjehen të humbur në mes të dy kulturave, unë ndjehem si bashkqytetare e integruar, si në Gjermani, ashtu edhe në Kosovë.
Sa shpesh e vizitoni vendin e lindjes suaj?
Njëherë në vit.
Cila grua (fytyrë publike) në atdhe [Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë e Preshevës, etj.] mendoni se ka bërë shumë për avancimin e gruas në shoqërinë tonë?
Kjo pyetje më duket shumë me vend, por e shoh si shumë të vështirë për t’u përgjigjur. E kemi fjalën për gjysmën e shoqërisë, e cila i edukon brezat e rinj, e cila e edukon shoqërinë. Mjerisht, kjo gjysmë e popullatës është mbi 90% e sunduar nga gjysma tjetër e popullatës. Disa gra që kanë arritur të bëjnë pak karrierë në jetën publike, sapo të kthehen në shtëpi, vazhdojnë ritualin e tyre nëkarrierën shtëpiake.
Kemi ligje për barazi gjinore, të shkruara me shkronja të zeza mbi letër të bardhë, të cilat anashkalohen nga shoqëria. Disa gra, tek-tuk, e ngrisin zërin për të drejtat e tyre dhe të gruas nëpërgjithësi, por mjerisht mbeten zëra të humbur. Zëri i tyre ngulfatet, jo vetëm nga burrat, por edhe nga gjinia femërore, të cilat janë të ndikuara nga psikologjia sociale për të ndjekur rregullat dhe normat shoqërore.
Ato gra, të cilat marrin guximin t’i thejnë këto norma, të cilat luftojnë për meritat dhe të drejtat e tyre, të cilat luftojnë për një pozitë të barabartë në shoqëri, injorohen dhe përbuzen nga shoqëria. Megjithë këto konfrontime të hekurta, ato e vazhdojnë rrugën e tyre me plot vuajtje, por pa u thyer moralisht. Këto gra bëjnë avancimin e gruas në shoqërinë tonë dhe meritojnë një respekt të veçantë.
Në cilin dimension mendoni se gruaja shqiptare e diasporës ka kontribuar më së shumti për çlirimin e Kosovës?
Kontribut për çlirimin e Kosovës ka dhënë gjithë diaspora, pa dallim gjinie. Njeriu në diasporë ballafaqohet me probleme të ndryshme, njëra ndër to është gjuha e shtetit ku jeton, si dhe punësimi. Gjuha është çelësi i integrimit në shoqëri. Në vitet e ‘90-ta, e lëshuan vendlindjen njerëz të shtresave të ndryshme dhe me kualifikime të niveleve të ndryshme. Diplomat universitare nuk u pranuan deri vonë. Pra, bashkatdhetarët e diasporës, pavarësisht nga niveli i lartë arsimor, ishin të detyruar të pranonin çdo punë me aftësi të niveleve të ulëta, pa kualifikime, për të mbajtur familje.
I njëjti fat ishte edhe për gruan shqiptare. Të dy gjinitë kishin ngarkesë të madhe fizike dhe psikike; të mbajnë familjet e ngushta në diasporë, por edhe të ndihmojnë vendlindjen. Ngarkesa për gruan ishte shumë më e madhe. Pos vështirësive që u përmendën, gruaja ballafaqohej edhe me probleme të tjera, si p.sh. të mbante frenat e punës dhe familjes në një dorë dhe nën një ombrellë. Megjithë këto vështirësi, gruaja shqiptare, pa u hamendur, e ka ndarë kafshatën e fëmijëve për të ndihmuar vendlindjen.
Në Kosovë janë bërë transfere të konsiderueshme parash për të mbajtur, jo vetëm familjen që ka mbetur atje, por edhe strukturat shoqërore, p.sh. nisma e 3%, etj. Përveç kësaj, në kuadër të diasporës,u ndërtuan struktura të ndryshme, siç është Këshilli i Arsimtarëve Shqiptarë në Gjermani (KASHI), Bashkësia e Prindëve Shqiptarë, klube shqiptare, shoqata të ndryshme, etj. Megjithë vështirësitë dhe konfliktet që i kishin këto struktura, mund të them, me plot gojën, se u dha një kontribut i madh financiar dhe arsimor, si për diasporën, ashtu edhe për vendlindjen. Në këtë mënyrë, mësuesit shqiptarë, ndër ta ishin shumë mësuese, kishin mundësi të përcillnin gjuhën dhe identitetin kulturor shqiptar te fëmijët e mërgimtarëve.
Këto, më vonë, u mbështetën pjesërisht nga autoritetet shtetërore të vendeve gjegjëse, ku jetonin, p.sh. pjesërisht (në disa rajone) kanë integruar mësimet e shqipes në sistemin normal shkollor.Të gjithë kontribuesit e arsimit shqip meritojnë një respekt të veçantë. Mendoj se mësueset meritojnë një respekt të dyfishtë. Ato, edhe pse me fëmijë të vegjël në shtëpi, jo vetëm që punuan në shkollën shqipe, por s’iu ndanë aktiviteteve arsimore e kulturore në krejt Gjermaninë.
Sa premtuese, sipas jush, është gjenerata e fëmijëve, në ruajtjen e traditës kombëtare [etnokulturës tonë]?
Në diasporë, fëmijët tanë rriten në struktura shoqërore që dallojnë dukshëm nga situata në Kosovë.Strukturat demokratike, korrupsioni, imazhi i gruas janë vetëm disa shembuj që jetohen ndryshe në vendet e perëndimit. E drejta e lirisë personale qëndron në kontrast me strukturat arkaike, por edhe sllavofile që ende mbizotërojnë në Kosovë. Fëmijët tanë, të mësuar me një jetë të lirë, të vetëvendosur, nuk do t’i nënshtrohen më këtyre strukturave që mbizotërojnë në Kosovë. Termi që përdoret në perëndim „liri fetare“, në Kosovë nuk ekziston. Në Kosovë mbizotëron „anarkia dhe dhuna fetare“, që ka marrë dimensione politike për të çuar ujë në mulli të armikut. Pra, diaspora është munduar,me forcat e veta, ta ruaj gjuhën, traditën dhe identitetin kombëtar, e njëkohësisht të ndihmojë vendlindjen. Tash pritet nga shteti amë të ndihmojë diasporën. Është e nevojshme mbështetja e qeverisë.
Ajo që nevojitet këtu është një rishikim social dhe një rinovim politik në Kosovë.
Në popull thuhet: „Pula i afron zogjtë!“
Unë them: “Shteti amë duhet t’i afrojë bashkatdhetarët e shpërndarë nëpër botë, të jetë një shembull i mirë për diasporën dhe për botën, ta respektojë dhe t’i njohë vlerat e diasporës, me qëllim që të mos mbetet hapësirë për zhgënjime dhe gjeneratat e reja të ruajnë gjuhën, traditën, virtytet dhe cilësitë kombëtare.
Në cilat segmente vlerësoni se gruaja shqiptare në diasporë ka nevojë të mbështetet nga shteti amë?
Nëse duam të jetojmë në një shoqëri të barabartë gjinore, jo vetëm në letër, por edhe në realitet, duhet të flasim së pari për emancipimin e burrit, e pastaj për emancipimin e gruas. Për të mos qenë emancipimi i njëanshëm, duhet të emancipohet e gjithë shoqëria.Gruaja shqiptare ka nevojë për ngritjen e vetëdijes personale, shoqërore e kombëtare, si në vendlindje, ashtu edhe nëdiasporë. Ajo mbanë përgjegjësi për punën, familjen, miqtë, burrin dhe mirëmbajtjen e shtëpisë.
Kujdesi për fëmijët dhe edukimi i tyre është punë dhe detyrë e dy prindëve, por kjo punë mbetet në shumicën e rasteve vetëm në përgjegjësinë e gruas. Nëse s’ecin punët mbarë, ajo është fajtore dhe kritikohet, si nga burri, ashtu edhe nga rrethi familjar. Pas një dite të vështirë në punë, ajo duhet t’i bëj punët e shtëpisë, gjersa burri ulet dhe e pret bukën t’i servohet mbi tavolinë. Të ankohet dhe të jetë e sëmurë për gruan është tabu. Ajo duhet përherë të funksionojë.Pra, emancipimi i gruas është një obligim i detyrueshëm dhe moral i shoqërisë.
Ky emancipim nuk duhet të shihet si shpallje lufte kundër gjinisë së kundërt, por të merret si një mundësi për role të reja gjinore, barazi, pavarësi në kombinim me vlerat klasike-tradicionale. E vetëdijshme dhe përparimtare nuk je vetëm pse mirëmbanë pamjen tënde dhe vishesh elegante. Përparimtare je kur me idetë e tua përparimtare dhe aktivitetet e tua intensive ndihmon zhvillimin e shoqërisë.
Imazhi i shqiptarëve vuan, si në viset shqiptare ashtu edhe në diasporë. Shpesh, kur prezentohesh si shqiptare, fillon të zhvillohet një dialog për kriminalitetin shqiptar, qoftë duke iu referuar diasporës, qoftë popullit në Kosovë, ose që burri shqiptar nuk gëzon emër të mirë, sepse ai bën dhunë familjare.
Pra, shteti amë duhet të përmirësojë imazhin e shtetit të ri të Kosovës, duke i ndryshuar strukturat arkaike, duke e luftuar korrupsionin dhe duke e zbuluar rrjetin aktiv të serbofilëve, tëcilët nxisin përçarje, si në familje, ashtu edhe në strukturat shtetërore.
Një detyrë e veçantë e shtetit amë është të bëjë emancipimin dhe sensibilizimin e të dy gjinive, duke u nisur, së pari në Kosovë e për të vazhduar edhe me diasporën.
Edhe politikanët shqiptarë, por edhe autoritetet shtetërore, duhen të mësohen që interesin personal të mos e qesin para interesit kombëtar. Prej se u çlirua Kosova e deri më sot, ndodhi e kundërta. Pas luftës dolën disa individë në skenë, sikur këpurdhat pas shiut, të cilët s’i njihte askush, duke luftuar me bërryla e me demagogji. Tëhollat që u mblodhën në vazhdimësi nga diaspora u keqpërdorën mu nga këta individë.
Në emër të patriotizmit u pasuruan ata, duke bër tregti me Serbi, duke i vjedhur ndihmat nga fondacionet ndërkombëtare, si dhe me djersën e mërgimtarëve dhe kafshatën e fëmijëve të tyre. Mu këta individë e nënçmojnë diasporën, pa u skuqur fare. Xhepat e tyre rëndoheshin për çdo ditë e më shumë, gjersa popullin e kaplonte varfëria. Madje iu dha hapësirë serbofilëve, që në emër të fesë, me demagogjitë e tyre, t’i japin opium popullit, për t’a injoruar lirinë e fituar me gjak, flamurin dhe identitetin kombëtar.
Rrugët e Kosovës u mbushën, sa çel e mbyllë sytë, me gra të mbuluara me ferexhe të zeza. Kosova u robërua përsëri përmes fesë, e robërimi i gruas shqiptare u dyfishua. Kosova iu dorëzua kthetrave të “religjionit”. Gratë shtëpiake, përmenjëherë u bënë intelektuale, pa kualifikim dhe filluan të mbajnë ligjerata fetare nëpër odat e grave. Inteligjenca filloi të injorohet nga individë injorantë. Më e keqja është se edhe një pjesë e akademikëve shqiptarë e shitën shpirtin te këta serbofilë me tespinj, dorë e djathtë e Serbisë.
As edhe njëherë nuk e ngritën zërin për atë çka po ndodhë në viset shqiptare. Por, si të ngritet zëri kur një pjesë e tyre deri dje ka ngrënë në kazanin e Serbisë?
Kështu, këta serbofilë, me vite të tëra i kishin duart e lira për kamuflazhet e tyre. E politikanët patriotë ‘me bateri’, bashkëpunuan me ta vetëm e vetëm për një votë. Ishin tëgatshëm që edhe me djallin të shkojnë në shtrat, vetëm që të rrinë në pushtet, jo për të mbrojtur interesat e popullit, por me djersën e popullit t’i mbushin xhepat e tyre.
Në Kosovë duhet të bëhet një ndryshim rrënjësor. Objektet që u ndërtuan për qëllime fetare të shndërrohen në objekte kombëtare; të bëhen shkolla, spitale, shtëpi pleqsh, shtëpi kulturore, qendra familjare, ku prindërit gjejnë përkrahje nëedukimin e fëmijëve, qendra për rini, etj. Kjo do të ishte një nisje e mbarë për përmirësimin e gjendjes shoqërore në përgjithësi, e sidomos të pozitës së gruas nëveçanti. Madje, shteti amë, në bashkëpunim me disa gra aktiviste të diasporës, ka mundësi të organizojë gruan shqiptare në nivel shtetëror dhe të zhvillojë e zbatojë projekte me tema të ndryshme që ndihmojnë ndryshimin e perspektivës.
Me sukseset e juaja,jeni model dhe shembull i shumë vajzave të reja që po rriten në Gjermani. Komenti juaj?
Për shkak të emigrimit të detyruar, u gjenda në një situatë të panjohur për mua, të paktën në mendjen time nuk doja të hiqja dorë nga atdheu dhe doja ta mbështesja me aktivitetet e mia prej këtu.Kjo ka çuar në një sërë aktivitetesh.
Sipas jush, po dëgjohet sa duhet zëri i gruas shqiptare të diasporës?
Shumë pak. Pothuaj se fare.
Do të duhej, që gruaja shqiptare e diasporës të jetë më e organizuar?
Sigurisht. Ato organizime duhet të jenë, jo vetëm për tëhumbur kohë, duke pirë kafe me njëra-tjetrën. Ato organizime duhet të kenë një koncept, një strukturë dhe një qëllim. Organizimet duhet të jenë në nivel shtetëror. ( Intervista është pjesë e librit “( Intervista është realizuar për librin “Gratë Frymëzuese të Diasporës Shqiptare (I)”
helveticALforum