3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”

Duhet ti lexosh

Katër kapituj të ‘Agjendës së gjelbër’ priten t’i shtohen sot listës së arritjeve pozitive drejt rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Këtë të martë mbahet në Bruksel Konferenca e 6-të ndërqeveritare me Unionin evropian për grupkapitullin Grupkapitullin IV “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”, ku pritet t’i jepet dritë jeshile kapitullit 14 “Politika e transportit”; kapitullit 15 “Energjia”, kapitullit 21 “Rrjetet trans-evropiane dhe kapitullit 27 “Mjedisi dhe ndryshimet klimatike.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se hapja e këtyre katër kapitujve do i shtohen listës së 24 kapitujve të tjerë të hapur në më pak se një vit, duke e cilësuar si një ritëm rekord.

Gjatë takimit me Ramën, komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos vlerësoi progresin e Shqipërisë. Ajo theksoi se mbështet planin e qeverisë shqiptare për mbylljen e negociatave deri ne vitin 2027 dhe anëtarësimin sa më shpejt në BE.

Ky është vërtetë një përjashtim i mënyrës si ne i bëjmë gjërat sepse Shqipëria ka ecur kaq shpejtë. Mbështes fort planin tuaj për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027 dhe t’ju kemi në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Për mua është thellësisht mbresëlënës përkushtimi. Urime, është privilegj për mua të punoj me ju”, u shpreh Kos.

Konferenca do bashkëdrejtohet nga kryeministri Rama dhe ministrja për Çështjet Evropiane e Danimarkës, vend që mban aktualisht presidencën e BE-së, Marie Bjerre.

Negociatat mbi grupin e Themeloreve janë të parat që hapen dhe të fundit që mbyllen, dhe progresi sipas këtij grupi do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.

Derimë tani, Shqipëria ka çelur 4 nga 6 grupkapituj kryesorë: Themeloret, Marrëdhëniet me Jashtë, Tregun e Brendshëm dhe Konkurrueshmërinë me Rritjen Gjithëpërfshirëse.

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është cilësuar si “kryefjala e Legjislaturës XI dhe e Kuvendit të ri,” duke nënvizuar rëndësinë e këtij procesi, transmeton rtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit