BallinaKultura“Shteti, autor krimesh” - Imer Merlika boton librin si dëshmi për periudhën...

“Shteti, autor krimesh” – Imer Merlika boton librin si dëshmi për periudhën e diktaturës komuniste në Shqipëri

-

Imer Merlika përmes botimit “Shteti, autor krimesh” ka paraqitur dëshmi prekëse për periudhën e diktaturës komuniste në Shqipëri

Prezantimin e botimit zgjodhi ta bëjë në Krujë ku theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike për brezat e ardhshëm. Në fokus është historia e familjes Merlika, të përndjekur nga regjimi

“Është kujtesa për të mos harruar”, thotë Alfred Lela duke përforcuar mesazhin që përcjell ky libër.

Një nga momentet më prekëse të librit është amaneti i gjyshes për të gjetur eshtrat të parëve të vrarë nga shteti komunist, njofton oranews. “Jam i vetëdijshëm se kjo temë sado materiale të ketë, përsëri mbetet me boshllëqet e saj. Kryesisht, ky libër arkivon përndjekjen e paraardhësve tanë. Por ky libër ka dhe një mesazh në thelb, në vëmendje të brezit pasardhës, që duhet nganjëherë të kthejnë kokën pas dhe të shikojmë nga vijmë e nga kemi origjinën”, shprehet Merlika. “Është kujtesa për të mos harruar. Për të mos e lënë historinë të përsëritet, sepse kur ajo është e përgjakshme për një shqiptar të vetëm, është e përgjakshme për të gjithë shqiptarët”, thotë Alfred Lela.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Dërgesat e mërgatës në Kosovë arrijnë në 692 milionë euro për...

0
Remitancat në Kosovë janë rritur me 5.7 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, ndërsa gjatë periudhës 2008–2025 mërgata ka dërguar mbi...