BallinaBiznesiShqipëria dhe Kanadaja përpjekje të përbashkëta për një mjedis të sigurt kibernetik

Shqipëria dhe Kanadaja përpjekje të përbashkëta për një mjedis të sigurt kibernetik

Drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa ka pritur në takim një delegacion nga Kanadaja, i përbërë nga Gregory Bunghardt, drejtor i Politikave për Sigurinë Kibernetike në departamentin e Sigurisë Publike të Kanadasë.
Takimi u përqendrua në ndarjen e praktikave më të mira dhe diskutimin mbi sfidat kryesore të sigurisë kibernetike, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Kanadaja dhe Shqipëria, si aleatë të NATO-s dhe anëtarë të Qendrës së Ekselencës për Kërcënime Hibride (Hybrid CoE), ndajnë të njëjtin angazhim për mbrojtjen e hapësirës kibernetike dhe adresimin e kërcënimeve hibride. Ky takim rikonfirmoi rëndësinë e partneritetit strategjik midis dy vendeve dhe përpjekjet e përbashkëta për të garantuar një mjedis më të sigurt dhe të qëndrueshëm kibernetik. / rtsh. al /

 

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

12 mijë të huaj në punë – Shqipëria po mbështetet gjithnjë...

0
Kërkesa e lartë e bizneseve në Shqipëri për krah pune ka nxitur një valë të re punësimi të të huajve, numër i cili ka...