BallinaDiasporaShoqata Humanitare “Medvegja” organizon mbrëmje festive për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës...

Shoqata Humanitare “Medvegja” organizon mbrëmje festive për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe datat e rëndësishme kombëtare

-

Përgatiti Dashnim HEBIBI

Shoqata Humanitare “Medvegja” organizon më 7 mars 2026, duke filluar nga ora 19:00, një mbrëmje madhështore festive kushtuar 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, si dhe datave të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

Kjo mbrëmje do t’i kushtohet gjithashtu 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, duke nderuar figurën dhe kontributin e mësimdhënësve ndër vite, si dhe Epopesë së UÇK-së, në përkujtim të sakrificës dhe heroizmit për liri. Po ashtu do të përkujtohet 1 dhe 2 Marsi – referendumi për ribashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën, një moment me rëndësi historike për shqiptarët e atyre trevave.

Programi artistik do të jetë i pasur dhe i larmishëm. Të pranishmit do t’i argëtojnë vëllezërit Alimusaj me repertorin e tyre të njohur, ndërsa në skenë do të ngjitet edhe këngëtarja Mimoza Buzukja. Atmosferën do ta gjallërojnë edhe instrumentistët Avni Neziri në sint dhe Alen Aliti në saksofon.

Një pjesë e veçantë e programit do t’i takojë SH.K.A. “Medvegja”, e cila do të prezantojë valle dhe veshje tradicionale, duke sjellë para publikut trashëgiminë dhe kulturën tonë kombëtare.

Në fund të mbrëmjes do të organizohen edhe disa lojëra shpërblyese për të pranishmit, duke e bërë festën edhe më të veçantë dhe më argëtuese për të gjithë pjesëmarrësit.

Organizatorët ftojnë të gjithë bashkatdhetarët dhe miqtë:
Ejani e festoni me medvegjasit!

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Diaspora shqiptare në SHBA mbështet Bekim Sejdiun për President të Kosovës

0
Përfaqësues të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje liderëve politikë dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të...