BallinaSportiShkëndija nuk ndalet, mposht edhe Sileksin në Kratovë

Shkëndija nuk ndalet, mposht edhe Sileksin në Kratovë

-

Tetovarët fituan me rezultat 0:2 në udhëtim ndaj Sileksit në Kratovë dhe arritën fitoren e pestë në po aq ndeshje.

Kryesuesi i tabelës me 15 pikë pati më shumë nga loja që në pjesën e parë, por vendasit arritën ta mbanin rezultatin pa gola. Kriezhiu dhe Ibraimi patën raste të mira shënimi, por në të dyja rastet portieri Xhekovi reagoi shkëlqyeshëm.

Më pas, Ibraimi arriti ta dërgonte topin në rrjetën e Sileksit, por goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Rezistenca e skuadrës nga Kratova u thye në minutën e 53-të. Pas krosimit të Ibraimit, në zonën e vogël u gjend më së miri Meliqi, i cili me goditje me kokë mposhti Xhekovin dhe i dha avantazhin Shkëndijës. Sileksi pati mundësi të rikthehej në ndeshje përmes Anxheleskit, por Ramani ishte në vendin e duhur dhe e ndaloi rrezikun.

Gjjithçka u vendos në minutën e 88-të, kur Shkëndija shënoi golin e dytë. Zejnullai dha një pasim të shkëlqyer për Nzenguen, i cili doli i vetëm përballë Xhekovit dhe me qetësi e dërgoi topin në rrjetë. Shkëndija mbetet me bilanc maksimal prej 15 pikësh pas pesë javësh, pra pesë fitore në pesë ndeshje.

Sileksi renditet në vend të katërt me 7 pikë./K.Goca/BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

ZVICËR | BRESHËRI QË NDODH NJË HERË NË 30–50 VJET: 85...

0
Zürich, 28 gusht, 2026 - Zvicra u përball të premten me një mot të jashtëzakonshëm, pasi stuhi të fuqishme dhe breshër i madh goditën...