BallinaAtdheuShkarkohet nga detyra u.d. i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi

Shkarkohet nga detyra u.d. i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi

-

Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka shkarkuar nga detyra ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Me propozim të zv.kryesueses Jehona Grantolli, Këshilli Prokurorial i Kosovës, në mbledhjen e 278-të me radhë, me 5 vota, ka shkarkuar nga detyra ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, pas intervistimit të tij nga Prokuroria Speciale lidhur me masakrën e Reçakut. Në vend të tij është emëruar Agron Calaj, i cili është zv.kryeprokuror.

Ndryshe dje Kelmendi, kishte thirrur konferencë të jashtëzakonshme pas intervistimit nga Prokuroria Speciale lidhur me rastin e masakrës së Reçakut.

Në një konferencë për media të thirrur pasi që është intervistuar nga Prokuroria në cilësinë e dëshmitarit për masakrën Reçakut, ai ka mohuar se ka qenë ndonjëherë asistent i gjyqtares serbe Danica Marinkoviq, e cila ka qenë e ngarkuar nga regjimi serb “ta hetojë” masakrën e Reçakut. transmeton rtk.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“Me dije dhe vendosmëri. Urime Kosovë!” – Ambasadori Martin Berishaj uron...

0
Nga Zagrebi ka ardhur një urim i veçantë për presidenten e re të Republikës së Kosovës. Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Shkëlqesia e Tij...