
Nga Shefqet Cakolli – Kryetar dhe udhëheqës Artistik i SHKA „Dardania“ me qendër në Winterthur të Zvicrës
FJALA E LIRË
Nga Po lexoj e po dëgjoj disa komente e deklarata të partive opozitare e sidomos të PDK-ës!
Ky far Tahiri i PDK-ës, po me le përshtypje shumë të dyshimta lidhur me ndryshim logjin për dhomat e specializiara, dhe po me duket se ky nuk po i dijka matematikat e momentit!
Se pari duhet zgjedhur presidentin, sepse nuk ka kohe ma ma shumë, dhe asgje nuk ka vlerë ligji i ndryshimit të speciales nëse nuk ka kush me nënshkru ate ligjë, (nëse miratohet) , si president dhe nëse më e keqja shkohet në zgjedhje të reja, ai ligj është më shumë se hiq, nëse bëhet ndryshimi së pari, e me pas nuk zgjidhet presidenti e shkohet në zgjedhje, zgjatet e ndoshta edhe nuk ka kurrfar efekti miratimi i këtij ndryshim ligji nëse nuk e kemi së pari presidentin për të funksionu shteti si duhet, duke e marr parasysh se pas 06 tetorit shteti shkonë në një jo funksionalitet i pa parë deri me tani!
Mbi të gjitha na duhet interesi i shtetit, pa u fokusua tani ne interesat partiake, sepse kur ta humbim interesin dhe funksionalizimin e shetësisë së Kosovës, nuk na duhen më pastaj as partit, dhe atëhere i tregojm dhe e bindim botën se ne nuk dijm të mbajm shtet!,
Thirreni mendjen dhe lereni interesat partiake, e klanore te seciles parti, po zgjidheni presidentin dhe mandej vijn ligjet një nga një!










