BallinaAktualitetiRutte të martën në Kosovë, takon Osmanin e Kurtin

Rutte të martën në Kosovë, takon Osmanin e Kurtin

-

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do ta vizitojë Kosovën të martën, më 11 mars. Ai do të vijë në shoqëri të zëvendës Sekretares së Përgjithshme të NATO-s, Radmila Shekerinska, ka njoftuar NATO.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Rutte do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Derisa në orën 14:50 është paraparë konferenca e përbashkët me presidenten Osmani. Krahas takimeve me krerët e shtetit, Rutte do të zhvillojë takime edhe shefat e misioneve të Bashkimit Evropian, ambasadorin Aivo Orav, shefin e EULEX-it, Giovanni Barbano, përfaqësuesen Speciale të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe shefen e Misionit të UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, dhe udhëheqësen në detyrë të misionit të OSBE-së, Cornelia Taylor. Sipas njoftimit të Aleancës Veri Atalantike, kjo vizitë thekson angazhimin e vazhdueshëm të NATO-s për stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, njofton rtk.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...