BallinaAktualitetiRusia njeh Kosovën? Flamuri në një park të Shën Petersbugut, shpërthejnë polemikat

Rusia njeh Kosovën? Flamuri në një park të Shën Petersbugut, shpërthejnë polemikat

-

Kosova është bërë shkak i një debati të nxehtë në Shën Petersburg të Rusisë. Një park i këtij qyteti duket se ka njohur Kosovën dhe ka shfaqur flamurin e vendit, në një prej tabelave të vendosura atje.

Mediat lokale raportojnë se incidenti shkaktoi shok mes banorëve. Pas polemikave të forta që shpërthyen, autoritetet e mbuluan më vonë tabelën me të zezë për të parandaluar përshkallëzime të mëtjeshme. Zyra e prokurorisë është thirrur të hetojë rastin.

Rusia është aleati kryesor i Serbisë dhe vazhdimisht shpreh mbështetjen sa i përket qëndrimit kundër shtetësisë së Kosovës. Madje, Moska e përdor çështjen e Kosovës si argument në politikën e jashtme, për të justifikuar ndërhyrjet në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas, njofton oranews.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Superkupa e Euroligës zhvillohet në Abu Dabi, marrin pjesë katër ekipe

0
Superkupa e parë në historinë e Euroligës do të zhvillohet më 18 dhe 19 shtator në Abu Dabi, është bërë e ditur zyrtarisht nga...