POSTIMET E FUNDIT

Reali e PSG kualifikohen në të tetën e finales së Champions League

Mbrëmje dramatike në Champions League, ku Real Madrid dhe PSG siguruan kualifikimin në të tetën e finales. Real Madridi e ka fituar edhe takimin e kthimit ndaj skuadrës portugeze, Benfica, me rezultat 2:1.

Edhe ndeshjen e parë e fituan me rezultat 1:0 dhe shkojnë më tej.

Ndeshjet

Juventus – Galatasaray 3:2 (2:5) – pas vazhdimeve
PSG – Monaco 2:2 (3:2)
Real Madrid – Benfica 2:1 (1:0)
Atalanta – Borussia Dortmund 4:1 (0:2)
Në kllapa janë ndeshjet e para

Benfica e befasoi Real Madridin që në minutën e 4-të me golin e Rafa Silvës për 0:1. “Los Blancos” reaguan shpejt dhe barazuan në minutën e 16-të me futbollistin Aurelien Tchouameni.

Në minutën e 80-të, Vinicius Junior i jep fitoren (2:1) madrilenëve.

PSG ka barazuar me AS Monacon me rezultat 2:2, pasi që ndeshjen e parë parisienët e kishin fituar me 3:2 si mysafire dhe shkojnë më tej. Për parisienët realizuan Marquinhos (60’) dhe Khvicha Kvaratskhelia (66’), ndërsa për mysafirët shënoi Akliouche (45’) e Teze (90+1’)./K.Goca/BS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB