BallinaDiasporaQytetarët e Kosovës në Emirate mund të zgjasin qëndrimin në hotele pa...

Qytetarët e Kosovës në Emirate mund të zgjasin qëndrimin në hotele pa pages

-

Ambasada e Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka njoftuar qytetarët e Kosovës dhe vizitorët turistikë që ndodhen atje se autoritetet e Emirateve kanë vendosur zgjatjen e qëndrimit në hotele për ata që kanë arritur datën e check-out-it, por nuk mund të udhëtojnë për arsye jashtë kontrollit të tyre.

Sipas njoftimit, qëndrimi në hotel do të vazhdojë deri në momentin kur të jetë e mundur largimi nga vendi, dhe shpenzimet do të mbulohen nga data kur udhëtimi u bë i pamundur deri në datën e largimit të mundshëm.

Ambasada i bën thirrje të gjithë qytetarëve në këtë situatë që të komunikojnë me menaxhmentin e hotelit ku janë akomoduar dhe, për çdo paqartësi shtesë, të kontaktojnë përfaqësinë diplomatike.

Ajo ka theksuar gjithashtu se mbetet në dispozicion për çdo informacion dhe asistencë të nevojshme.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Të dielën, më 25 tetor, dita nis me orën dimërore dhe...

0
Gjatë natës së sotme, mes së shtunës dhe së dielës, rikthehet ora dimërore. Në orën 03:00, akrepat do të zhvendosen një orë prapa, duke...