BallinaAtdheuPushuesit zgjedhin shtatorin/ Çmimet më të lira dhe moti më i freskët...

Pushuesit zgjedhin shtatorin/ Çmimet më të lira dhe moti më i freskët zgjasin pushimet deri në mesin e muajit

-

Edhe pse vera duket se mbyllet me muajin gusht, kjo nuk i ka penguar pushuesit të vijojnë pushimet e tyre edhe në ditët e para të shtatorit në bregdetin e Shëngjinit. Të shumtë janë ata që zgjedhin dy javët e para të shtatorit për të mbyllur sezonin e tyre të pushimeve, duke shijuar temperaturat më të buta dhe qetësinë që ofron bregdeti pas fluksit të muajve të verës.

Çmimet më të lira, moti më i freskët dhe ndërthurja e natyrës me detin janë disa nga arsyet që i shtyjnë pushuesit të zgjedhin muajin shtator për disa ditë relaksi në Shëngjin. Bregdeti i Shëngjinit mbetet një destinacion i preferuar jo vetëm gjatë kulmit të sezonit veror. Klima favorizuese bën që shumë pushues ta zgjedhin këtë zonë që prej muajit prill dhe të vijojnë pushimet deri në mesin e shtatorit.

Edhe në ditët e para të shtatorit, Shëngjini vijon të presë pushues, të cilët duket se po e shijojnë më shumë qetësinë dhe temperaturat e buta të kësaj periudhe, transmeton tchannel.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasadori i Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari, zhvillon takim me ambasadorin...

0
Përgatiti Dashnim HEBIBI Diplomati kosovar ka zhvilluar një takim me ambasadorin e ri të Turqisë në Seul, Fatih Yıldız, ku janë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe...