POSTIMET E FUNDIT

PSG-Bayern, sonte përballje titanësh në gjysmëfinalen e Champions League

Sonte në mbrëmje, Paris Saint-Germain pret Bayern Munich në “Parc des Princes”, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të UEFA Champions League. Një duel i madh mes dy prej skuadrave më të forta të Europës, që shumëkush e konsideron si një finale të parakohshme.

Kjo përballje rikthen në kujtesë finalen e sezonit 2019/20, kur bavarezët triumfuan 1-0 falë golit të Kingsley Coman. Por këtë herë situata është ndryshe: PSG vjen si kampion në fuqi, pasi sezonin e kaluar shkatërroi Inter Milan me rezultatin 5-0 në finale. Megjithatë, Bayern konsiderohet lehtësisht favorit, falë thellësisë së skuadrës dhe vazhdimësisë në lojë. Ekipi i drejtuar nga Vincent Kompany vjen pas një kualifikimi spektakolar ndaj Real Madrid me rezultatin e përgjithshëm 6-4. Nga ana tjetër, PSG ka qenë po aq bindës, duke eliminuar Liverpool 4-0 dhe Chelsea 8-2 në fazën me eliminim direkt. Të dy ekipet përballen edhe me dilema në formacion. Bayern ka disa mungesa të rëndësishme si Serge Gnabry, Raphaël Guerreiro, Lennart Karl dhe Thomas Bischof, duke lënë Jamal Musiala si opsionin kryesor në rolin e organizatorit. Ndërkohë, te PSG shqetësimi kryesor mbetet Vitinha, i cili është në dyshim, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është pothuajse e plotë për trajnerin Luis Enrique.

Në prag të sfidës, Kompany theksoi rëndësinë e detajeve: “Kemi një plan të qartë dhe besim maksimal te skuadra. Ndeshjet ndaj PSG kanë qenë gjithmonë të balancuara. Do të vendosin detajet, intensiteti dhe cilësia e lojtarëve”.

Nga ana tjetër, Luis Enrique vlerësoi atmosferën e kompeticionit: “Magjia e Champions League sjell energji të veçantë. Kur përballen dy ekipe kaq sulmuese, çelësi është edhe mënyra si mbrohesh”.

Ndeshja e kthimit do të luhet në Mynih, aty ku pritet të vendoset gjithçka për një vend në finalen e madhe, transmeton kjone.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB