BallinaAktualitetiPresidentja Osmani uron besimtarët për Pashkë

Presidentja Osmani uron besimtarët për Pashkë

-

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë dhe ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite për forcimin e shpresës dhe besimit në një të ardhme më të mirë.

“Të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoksë, ju uroj nga zemra Pashkë të bekuara, paqe në zemër dhe gëzim në familje!”, thuhet në urimin e Presidentes.

Ajo ka theksuar se Pashkët e këtij viti, që festohen në të njëjtën datë nga të dyja besimet, janë një mundësi për bashkim shpirtëror dhe shpresë.

“Kjo festë, e cila këtë vit na bashkon në një datë të vetme, na kujton fuqinë, shpresën dhe besimin e palëkundur për një të ardhme më të mirë. Qofshin Pashkët një moment reflektimi, afrimi dhe dashurie për të gjithë ne”, përfundon urimi i saj.

Presidentja ka mbyllur mesazhin me fjalët: “Gëzuar për shumë mot Pashkët!”

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Nga Konispoli në Winterthur: Vallja e Osman Takës që mban gjallë...

0
Winterthur – Zvicër, 08 tetor 2026 - Ansambli i këngëve dhe valleve “TROJET”, me qendër në Winterthur të Zvicrës, e ka pritur me krenari...