BallinaAtdheuPresidentja Osmani Shtrëngon Duart me Presidentin e Zgjedhur Donald Trump

Presidentja Osmani Shtrëngon Duart me Presidentin e Zgjedhur Donald Trump

-

Sot në Paris të Francës janë mbledhur udhëheqës botërorë për të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së katedrales Notre Dame.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe presidenti i zgjedhur i ShBA’ve, Donald Trump.

Po ashtu, aty ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila publikoi një fotografi ku shihet duke i shtrënguar duart me Trump.

“Me Presidentin Trump, në ceremoninë e rihapjes së Katedrales së Parisit ‘Notre Dame’”, shkroi Osmani në Facebook.Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani iu bashkua sot liderëve nga e gjithë bota për të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre Dame. Presidentja Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu u ftuan për këtë ceremoni nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Përveç ceremonisë në katedrale, ata janë ftuar edhe në Pallatin Élysée, në një darkë të organizuar nga presidenti Macron për krerët e shteteve që do të marrin pjesë në ceremoni. Katedralja e Notre Dame, monument 850 vjeçar i trashëgimisë kulturore, është restauruar pas zjarrit shkatërrues të pesë viteve më parë. Ajo u dëmtua rëndë në një zjarr në vitin 2019, njofton rtk.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita...

0
Vetëm 9 shqiptarë rezultojnë të jenë pranuar nga 310 nxënësit e përzgjedhur për të ndjekur Shkollën e Mesme të Policisë “7 Maji” në Shkup,...