BallinaAtdheuPresidentja e Sllovenisë viziton Kosovën

Presidentja e Sllovenisë viziton Kosovën

-

Më datë 18 dhe 19 dhjetor 2024, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë zyrtare presidentja e Republikës së Sllovenisë Natasa Pirc Musar, për të cilën vizitë Policia e Kosovës ka njoftuar se do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut

“Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë. Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Dërgesat e mërgatës në Kosovë arrijnë në 692 milionë euro për...

0
Remitancat në Kosovë janë rritur me 5.7 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, ndërsa gjatë periudhës 2008–2025 mërgata ka dërguar mbi...