POSTIMET E FUNDIT

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Uzbekistan, takohet me homologun Mirziyoyev

Presidenti Bajram Begaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Uzbekistan ku u prit me një ceremoni zyrtare nga homologut i tij Shavkat Mirziyoyev.

Gjatë takimit me Presidentin Mirziyoyev, Presidenti Begaj shprehu bindjen se tani është koha që Shqipëria dhe Uzbekistani t’i ngrenë marrëdhëniet dypalëshe nga niveli formal e miqësor në atë të bashkëpunimit  konkret, që prodhon rezultate të prekshme në fushat me interes të përbashkët.

Kreu i Shtetit vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit  të qëndrueshëm, të frytshëm dhe të dobishëm reciprokisht. Kjo vizitë theksoi ai, do të shënojë fillimin e një kapitulli të ri dhe premtues në marrëdhëniet midis dy vendeve. Në takim u diskutuan mundësi konkrete për thellimin e marrëdhenieve në fushat që synojnë bashkëpunimin politik, ekonomik, tregtar, energjitikën, bujqësinë, turizmin,  shoqërine dixhitale e inovacioniin, arsimin dhe kulturën.

Presidenti i Reoublikës theksoi  gjithashtu rëndësinë e konkretizimit të marrëveshjeve në diskutim nga insttiucionet e dy vendeve dhe forcimin e  bashkëpunimit në organizmat ndërkombëtarë. Presidenti çmoi forcimin e miqësisë dhe të bashkëpunimit përmes komunikimit të drejtpërdrejtë midis qytetarëve të dy vendeve.

“ Ne duhet të forcojmë miqësinë mes dy vendeve, te bëjmë qytetarët tanë të krijojnë marrëdhënie mes tyre, të bëjmë studentët tanë të zbulojnë kultura të tjera, të bëjmë profesionistët tanë të shkëmbejne dijen e tyre, të bëjmë bizneset tona të krijojnë partneritete të suksesshme, qytetarët tanë të zbulojnë destinacione të reja dhe të njohin njëri- tjetrin nëpërmjet respektit të ndërsjellë”, deklaori Begaj.

Në këtë kontekst, Presidenti vlerësoi rëndësinë e një lidhjeje ajrore të drejtpërdrejtë ndërmjet dy vendeve. Nga pala uzbeke u premtua hapja e ambasadës së tyre në Tiranë. Presidenti Begaj e njohu homologun e tij  edhe me hapat e ndërmarra nga Shqipëria për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian dhë rëndësinë e zgjerimit të unionit në rajonin tonë. “Për Shqipërinë ky është qëllim, objektiv strategjik dhe mision. Ne po punojmë fort për përmbushjen e reformave të nevojshme për arritjen e standardeve të anëtarësimit në çdo fushë. Ne jemi gati!”, tha Begaj, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB