Peshëngritësi shqiptar Briken Calja ka fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, duke vendosur edhe një rekord të ri.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përshëndetur suksesin e sportistit shqiptar përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Urime peshëngritësit tonë, Briken Calja, për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026! Një rekord i ri që na bën krenarë. Urime, Briken! Shqipëria krenohet me ty! hkruan Presidenti Begaj.
Ky sukses i Caljës i shtohet rezultateve të rëndësishme të sportistëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare, transmeton euronewsal.










