BallinaBiznesiPërplasje në Aeroportin e Vlorës

Përplasje në Aeroportin e Vlorës

Një situatë e tensionuar është regjistruar në kantierin e Aeroportit të Vlorës, ku është raportuar një përplasje mes punonjësve të kompanisë së biznesmenit Behgjet Pacolli, nënkontraktorëve të saj dhe personelit të sigurisë të një kompanie tjetër.

Sipas informacioneve paraprake, punonjësit e kompanisë së Pacollit kanë tentuar të hyjnë në ambientet e aeroportit për të vijuar punimet, ndërsa janë përballur me kundërshtimin e forcave të sigurisë që ruanin kantierin. Situata ka shkaktuar tensione dhe debate mes palëve, ndërsa pritet një sqarim zyrtar nga autoritetet dhe kompanitë e përfshira lidhur me rrethanat e ngjarjes, transmeton euronewal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

12 mijë të huaj në punë – Shqipëria po mbështetet gjithnjë...

0
Kërkesa e lartë e bizneseve në Shqipëri për krah pune ka nxitur një valë të re punësimi të të huajve, numër i cili ka...