POSTIMET E FUNDIT

Përfundon procesi i votimit

Në orën 19:00 ka përfunduar periudha e lejuar për të hyrë në qendrat e votimit për të votuar për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Exit Poll-i i Klan Kosovës: LVV 42.3%, PDK 21.6%, LDK 17.3%, AAK 6.8%. Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mbetet forca e parë politike në vend, sipas matjes më të fundit të opinionit publik të publikuar nga PIPOS.

Sipas rezultateve të sondazhit, LVV-ja gëzon mbështetjen e 42 për qind të qytetarëve, duke ruajtur epërsinë ndaj partive të tjera parlamentare. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21 për qind të mbështetjes, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës pozicionohet e treta me 17 për qind.

Rezultatet tregojnë se diferenca mes LVV-së dhe PDK-së mbetet 21 pikë përqindjeje, ndërsa dallimi mes LVV-së dhe LDK-së arrin në 25 pikë përqindjeje.

Duhet theksuar se këto rezultate janë pa votat e diasporës.

Ka filluar numërimi i votave.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB