BallinaDiasporaPeleshi në Senatin francez, takim me Presidentin e institucionit

Peleshi në Senatin francez, takim me Presidentin e institucionit

-

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Senatin e Francës në Paris, ku u prit me nderime të larta institucionale. Nga Lozha e Nderit e Senatit, Presidenti i këtij institucioni, Gérard Larcher, bashkë me senatorët francezë, i dhanë një përshëndetje të veçantë gjatë sesionit plenar.

Më pas, Peleshi zhvilloi një takim me Larcher, ku në fokus të bisedimeve ishte rruga e Shqipërisë drejt integrimit në BE. Teksa ka postuar disa foto nga takimi, Peleshi shkruan në rrjetet sociale se Franca mbështet Shqipërinë në procesin e integrimit.

Me Presidentin e Senatit të Francës, Gérard Larcher. Franca, mbështetëse e palëkundur e integrimit europian të Shqipërisë dhe partnere e rëndësishme e vendit tonë”, shkruan Peleshi, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Maqedonci: Të vazhdojë bashkëpunimi me Bullgarinë në siguri

0
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe ambasadori i Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski, kanë diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë, zhvillimet...