BallinaDiasporaPeleshi në Paris, pritet nga Presidentja e Asamblesë Kombëtare

Peleshi në Paris, pritet nga Presidentja e Asamblesë Kombëtare

-

Kryeparlamentari Niko Peleshi është pritur në një takim nga Presidentja e Asamblesë Kombëtare, Yaël Braun-Pivet.

Në fokus të bisedës mes Peleshit dhe presidentes Pivet ishin marrëdhëniet mes dy vendeve dhe integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Peleshi deklaron se Franca mbetet partnere strategjike dhe mbështetëse e vendosur e Shqipërisë në sprintin e fundit drejt anëtarësimit në BE.

“Në Paris, me Presidenten e Asamblesë Kombëtare, Yaël Braun-Pivet, një pritje mbresëlënëse që dëshmon marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona.

Franca mbetet partnere strategjike dhe mbështetëse e vendosur e Shqipërisë në sprintin e fundit drejt Bashkimit Europian. Mbështetje e qartë për përmbylljen e negociatave brenda vitit 2027”, shkruan Peleshi në rrjetin social Facebook, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

BAMIR TOPI KRITIKON RAMËN: “PROTESTUESIT I KANË TREGUAR KARTONIN E KUQ...

0
Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka komentuar protestat kundër qeverisë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për mungesë reflektimi ndaj kërkesave të qytetarëve. Topi ngriti...