BallinaAtdheuPDK e pranon Justina Pulën për presidente, por...

PDK e pranon Justina Pulën për presidente, por…

-

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se çështjet që lidhen me formimin e institucioneve dhe situatën politike në vend është dashur të trajtohen me më shumë seriozitet. Hamza tha se PDK-ja do të shkojë në sallën e Kuvendit dhe pret që të votohet ligji për Dhomat e Specializuara, me qëllim që kjo çështje të përmbyllet.

“Për Partinë Demokratike të Kosovës, ne nga kjo pikë do të shkojmë në sallën e Kuvendit dhe presim të votojmë ligjin për Dhomat e Specializuara dhe ta përfundojmë këtë çështje”, tha Hamza.

Sa i përket zgjedhjes së presidentit, Hamza bëri të ditur se për PDK-në, emri i Besa Shiroka-Pulës është i pranueshëm për presidente. Ai shtoi se, me qëllim të zhvillimit të procedurave dhe plotësimit të kushteve për zgjedhjen e presidentit, PDK-ja do të propozojë si kundërkandidate edhe deputeten Eliza Hoxha.

“Për Partinë Demokratike të Kosovës, ajo është një emër i pranueshëm për presidente. Përveç kësaj, me qëllim që të zhvillohen procedurat dhe të plotësohen kushtet, Partia Demokratike e Kosovës e propozon si kundërkandidate edhe zonjën Eliza Hoxha”, u shpreh ai.

Hamza tha se tashmë PDK-ja do të jetë në Kuvend dhe pret pjesëmarrjen e deputetëve të partive të tjera për të vazhduar procedurat./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Zvicra ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Maqedonisë së Veriut

0
Në minutën e 43-të, një gabim në mbrojtje i dha mundësinë Fabian Riederit, i cili tregoi qetësi dhe nga afërsia e dërgoi topin në...