BallinaEKSKLUZIVEPas sulmeve të SHBA-së, Trump thotë se Maduro është nxjerrë jashtë Venezuelës

Pas sulmeve të SHBA-së, Trump thotë se Maduro është nxjerrë jashtë Venezuelës

-

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë të ditur se presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortja e tij janë kapur dhe janë nxjerrë jashtë vendit, pas asaj që ai e përshkroi si sulme ushtarake të SHBA-së kundër Venezuelës.

Në një postim në platformën Truth Social, të publikuar herët të shtunën, Trump shkroi se operacioni ishte “në shkallë të gjerë” dhe se ishte realizuar në bashkëpunim me agjenci amerikane të zbatimit të ligjit, pa dhënë detaje për natyrën e rolit të tyre apo vendndodhjen e personave të përfshirë.

Trump rikujtoi gjithashtu se Maduro ishte akuzuar në vitin 2020 nga autoritetet amerikane për narcoterrorizëm, akuza të cilat qeveria venezuelane i ka mohuar vazhdimisht. Ai njoftoi se më shumë informacion pritet të bëhet publik gjatë një konference për media, e planifikuar për sot në orën 11:00 sipas kohës lindore (ET), në Mar-a-Lago, Florida.

Deri në këto momente, autoritetet venezuelane nuk kanë reaguar zyrtarisht ndaj këtyre deklaratave, ndërsa asnjë burim i pavarur nuk ka konfirmuar pretendimet e bëra nga presidenti amerikan. Situata mbetet e paqartë dhe në zhvillim, transmeton rtk.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kuqezinjtë rikthehen në stërvitje, ndryshime në listën e Kombëtares para San...

0
Kuqezinjtë rikthehen në stërvitje, ndryshime në listën e Kombëtares para San Marinos Tiranë – Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushën e stërvitjes pas ndeshjes së zhvilluar...