2.2 C
Zurich
Saturday, January 10, 2026
spot_img
spot_img

Papa Leoni XIV: Palestinezët kanë të drejtë të jetojnë në paqe

Duhet ti lexosh

“Lufta është rikthyer në modë dhe një zell luftarak po përhapet me shpejtësi”, kështu ka deklaruar Papa Leoni XIV. Ai e cilësoi dobësimin e bashkëpunimit ndërkombëtar shumë shqetësues.

“Një diplomaci që promovon dialogun dhe kërkon konsensusin e të gjithëve është zëvendësuar nga diplomacia e pushtetit, e personave ose e grupeve aleate”, tha Papa.

Gjithashtu gjatë fjalimit të tij para ambasadorëve të akredituar në Selinë e Shenjtë, Papa Leoni shtoi se qytetarët palestinezë kanë të drejtë të jetojnë në paqe në tokën e tyre. Parimi që mbizotëroi pas Luftës së Dytë Botërore, i cili ua ndalonte vendeve të përdornin forcën për të shkelur kufijtë e të tjerëve, është shkelur.

Ne nuk e kërkojmë më paqen si dhuratë dhe si një të mirë të dëshirueshme në vetvete, por e kërkojmë atë përmes armëve, si kusht për shpalljen e sovranitetit tonë. Kjo përbën një kërcënim serioz për sundimin e ligjit, i cili është themeli i çdo bashkëjetese paqësore”, shtoi ai, transmeton abcnews.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme