BallinaFoto LajmOsmani takon Rutten: Kosova e përkushtuar për të qenë partnere e besueshme...

Osmani takon Rutten: Kosova e përkushtuar për të qenë partnere e besueshme e NATO-s

-

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është takuar me sekretarin e NATO-s Mark Rutte, në kuadër të Samitit EPC në Danimarkë.

Osmani shprehu kënaqësinë e saj për këtë takim, teksa tha se ishte një mundësi e shkëlqyer për të riafirmuar gatishmërinë tonë për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Theksova poashtu rolin vendimtar të NATO-s në garantimin e stabilitetit rajonal, si dhe përkushtimin e Kosovës për të qenë partnere e besueshme në përballjen me sfidat e përbashkëta”, tha Osmani.

Postim i plotë:

Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, në Samitin e EPC në Danimarkë.

Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të riafirmuar gatishmërinë tonë për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor.

Theksova po ashtu rolin vendimtar të NATO-s në garantimin e stabilitetit rajonal, si dhe përkushtimin e Kosovës për të qenë partnere e besueshme në përballjen me sfidat e përbashkëta./BS

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kërkohet rritja e tarifës në autostradën Milot–Morinë nga 5 në 8...

0
Koncesionari i autostradës Milot–Morinë, sipas një dokumenti që po qarkullon në rrjetet sociale, ka kërkuar rishikimin e tarifës për veturat. Nëse miratohet, një udhëtim...