Forcat Detare shqiptare dhe ato turke kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët në Gjirin e Vlorës dhe në Bazën Detare të Pashalimanit, në kuadër të aktivitetit të NATO-s “Neptune Strike 26-4”. Stërvitja synon forcimin e bashkëpunimit ushtarak, rritjen e gatishmërisë operacionale dhe përmirësimin e ndërveprueshmërisë mes forcave aleate.
Aktiviteti ushtarak ka bërë bashkë mjete dhe personel të Forcave Detare të Shqipërisë dhe Turqisë, duke dëshmuar rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve anëtare të NATO-s për garantimin e sigurisë detare. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, në stërvitje morën pjesë anijet luftarake turke TCG Anadolu dhe TCG Gaziantep, mjete ajrore, si dhe Grupi i Bordingut Shqiptar. Përmes këtij aktiviteti, palët synuan të forcojnë aftësitë e përbashkëta për zhvillimin e operacioneve detare dhe të rrisin koordinimin ndërmjet njësive pjesëmarrëse.
“Neptune Strike 26-4”, në fokus gatishmëria luftarake
Stërvitja u zhvillua në kuadër të “Neptune Strike 26-4”, një aktivitet i përbashkët ushtarak i NATO-s, i cili synon të testojë gatishmërinë luftarake dhe aftësinë e forcave aleate për të vepruar së bashku në operacione detare dhe shumëdimensionale.
Gjiri i Vlorës dhe Baza Detare e Pashalimanit shërbyen si hapësira për zhvillimin e aktiviteteve stërvitore, ku forcat pjesëmarrëse patën mundësi të bashkërendonin veprimet dhe të testonin procedurat e përbashkëta operacionale.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, theksi u vendos te rritja e gatishmërisë operacionale, forcimi i bashkëpunimit dhe përmirësimi i ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave detare.
Shqipëria dhe Turqia forcojnë bashkëpunimin ushtarak
Pjesëmarrja e forcave shqiptare dhe turke në këtë stërvitje nënvizon rëndësinë e koordinimit ndërmjet aleatëve në kuadër të NATO-s, veçanërisht në fushën e sigurisë detare. Stërvitjet e përbashkëta u mundësojnë forcave pjesëmarrëse të shkëmbejnë përvoja, të përmirësojnë komunikimin operacional dhe të rrisin aftësinë për t’iu përgjigjur sfidave të përbashkëta të sigurisë. Përmes aktiviteteve të tilla, NATO synon të ruajë gatishmërinë e forcave aleate dhe të forcojë aftësinë e tyre për të vepruar në mënyrë të koordinuar. Stërvitja në Gjirin e Vlorës dhe në Pashaliman përbën një tjetër aktivitet të bashkëpunimit ushtarak mes Shqipërisë dhe Turqisë, në funksion të një Aleance më të përgatitur dhe më të sigurt, transmeton rtsh.










