BallinaDiasporaOficerët e FSK-së diplomojnë në Shtetet e Bashkuara

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Shtetet e Bashkuara

-

Dy oficerët e Forcës së Kosovës, kapiten Çlirim Morina dhe kapiten Bardhyl Dugolli kanë përfunduar me sukses Kursin e Karrierës së Kapitenit të Manovrës në Qendrën e Ekselencës së Manovrave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në përshkrimin që FSK-ja i ka bërë këtij njoftimi thuhet se ky kurs prestigjioz përgatit liderët për të marrë përgjegjësi si komandantë të kompanive dhe oficerë të stafit, duke u fokusuar në luftimin e kombinuar të armëve në nivel taktik.

“Kapitenët tanë kanë treguar përkushtim dhe aftësi të larta, duke kaluar me sukses vlerësime të strikte në procedurat e komandës, menaxhimin e trajnimit të njësisë, dhe procesin e vendimmarrjes ushtarake”, thuhet në njoftimin e FSK-së. Sipas tyre oficerët kosovarë kanë treguar aftësi të jashtëzakonshme në të menduarit në fushëbetejë, komunikimin efektiv, dhe kujdesin për ushtarët dhe familjet e tyre, njofton rtk.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Rezistenca antimikrobike alarmon Evropën, 35 mijë vdekje çdo vit në BE

0
Përdorimi i tepruar dhe i papërshtatshëm i antibiotikëve po përshpejton përhapjen e baktereve rezistente, duke e kthyer rezistencën antimikrobike në një nga kërcënimet më...