BallinaAtdheuOficerët e FSK-së diplomojnë në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë në Shqipëri

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë në Shqipëri

-

Gjashtë oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses shkollimin në Akademinë e Mbrojtjes pranë Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Republikën e Shqipërisë.

“Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Shqipërisë, 6 oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përmbyllur me sukës shkollimin në Akademinë e Mbrojtjes pranë Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Kursin Themelor të Oficerit të Shtabit (KTHOSH), në Republikën e Shqipërisë. Ky kurs përgatit oficerët e shtabit të batalionit, dhënien e njohurive në nivelin e brigadës, ku përgatit oficerët në procesin e vendimmarrjes dhe menaxhimin me trupat”, thuhet në njoftimin e FSK-së. Sipas njoftimit, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë mbështesin në vazhdimësi ngritjen profesionale të personelit ushtarak të FSK-së, në forcimin e sigurisë dhe mbrojtjes globale, njofton rtk.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Zvicër: Qytetarët votojnë për neutralitetin dhe nismën për ushqimin

0
BERN – Më 27 shtator 2026, qytetarët me të drejtë vote në Zvicër do të votojnë për dy iniciativa popullore federale: Iniciativën për Neutralitetin dhe Iniciativën për Ushqimin....