BallinaAtdheuOficerë dhe zyrtarë të FSK-së përfundojnë trajnimin në Shtetet e Bashkuara

Oficerë dhe zyrtarë të FSK-së përfundojnë trajnimin në Shtetet e Bashkuara

-

Tre pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës që janë oficerë e zyrtarë të kësaj force kanë përfunduar trajnimin në fushën e Menaxhimit Ndërkombëtar të Mbrojtjes në Defense Resources Management Institute në SHBA, program ky që ka për qëllim zhvillimin e aftësive analitike të vendimmarrjes në fushën e Planifikimit Strategjik, Programimit dhe Buxhetimit të mbrojtjes. Ky program akademik sponsorizohet nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së.

“Ky program ka për qëllim zhvillimin e aftësive analitike të vendimmarrjes në fushën e Planifikimit Strategjik, Programimit dhe Buxhetimit të mbrojtjes, me fokus të veçantë në këto fusha; Përdorimin e metodave analitike, duke përfshirë formulimin e vendimeve mbi problemet, trajtimin e pasigurisë, menaxhimin e rreziqeve; Tregjet e mbrojtjes, kontraktimi, menaxhimi i performancës dhe buxhetimi; Konceptet dhe teknikat për vlerësimin e kostove financiare, përfitimit të kostove dhe analizave të efektivitetit; Buxhetimi shumëvjeçar për programet e mbrojtjes dhe rekomandime strategjike programore për Mbrojtjen”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga FSK-ja. Sipas tyre, trajnimi mundëson që pjesëmarrësit, në të ardhmen të sigurojnë një mjedis për shkëmbimin krahasues të ideve në lidhje me menaxhimin e sigurisë së mbrojtjes në veçanti dhe atë kombëtare në përgjithësi, njofton rtk.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Rezistenca antimikrobike alarmon Evropën, 35 mijë vdekje çdo vit në BE

0
Përdorimi i tepruar dhe i papërshtatshëm i antibiotikëve po përshpejton përhapjen e baktereve rezistente, duke e kthyer rezistencën antimikrobike në një nga kërcënimet më...