BallinaAktualitetiNobeli për Paqen, Donald Trump: Nuk më interesojnë çmimet, por shpëtimi i...

Nobeli për Paqen, Donald Trump: Nuk më interesojnë çmimet, por shpëtimi i jetëve

-

Presidenti Donald Trump, ka shprehur dëshirën për t’u vlerësuar me Çmimin Nobel për Paqen, duke deklaruar se përpjekjet e tij për të ndërmjetësuar paqen në botë e bëjnë atë një kandidat të merituar.

“Të gjithë thonë se unë duhet të marr Çmimin Nobel për Paqe për secilën prej këtyre arritjeve,” u shpreh Trump, duke iu referuar rolit të tij në përfundimin e disa konflikteve gjatë mandatit të tij presidencial.

Ai shtoi se, sipas tij, e ka ndihmuar në ndalimin e “luftërave të pafundme”, ndërsa theksoi se vlerësimi më i madh nuk vjen nga çmimet, por nga jeta që u është dhënë miliona njerëzve.

“Por për mua, çmimi i vërtetë do të jenë bijtë dhe bijat që jetojnë për t’u rritur me nënat dhe baballarët, sepse miliona njerëz nuk po vriten më në luftëra të pafundme dhe të lavdishme,” u shpreh ai.

Mediat e huaja raportojnë se Trump e përmbylli deklaratën duke theksuar se prioriteti i tij nuk janë vlerësimet ndërkombëtare: “Ajo që më intereson nuk është fitimi i çmimeve, por shpëtimi i jetëve”- u shpreh Trump, transmeton tch.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...