BallinaDiasporaNjë donacion i çmuar për Shkollën Shqipe “Naim Frashëri” në Nyon

Një donacion i çmuar për Shkollën Shqipe “Naim Frashëri” në Nyon

-

Falënderim i veçantë për Shtëpinë Botuese ALBAS – Prishtinë

Shkolla Shqipe “Naim Frashëri” në Nyon falënderon nga zemra z. Fatlum Hetemi dhe Shtëpinë Botuese ALBAS në Kosovë, për donacionin e çmuar dhe shumë të pasur me libra, materiale mësimore dhe edukative për nxënësit e shkollës sonë.

Ky donacion është një ndihmë e madhe për punën tonë dhe, mbi të gjitha, një kontribut i rëndësishëm për ruajtjen dhe mësimin e gjuhës shqipe tek fëmijët tanë në diasporë.

Një falënderim i veçantë edhe për bashkëvendësin tonë, prof. Besnik Pajaziti, i cili na mundësoi këtë kontakt dhe bashkëpunim me Shtëpinë Botuese ALBAS.

Jemi shumë mirënjohës për këtë përkrahje dhe për kujdesin ndaj shkollave shqipe jashtë atdheut.

Faleminderit z. Fatlum Hetemi, Shtëpisë Botuese ALBAS dhe prof. Besnik Pajazitit!

Me respekt,

Shkolla Shqipe “Naim Frashëri”

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Karta e re biometrike e identitetit në Zvicër: Çfarë duhet të...

0
Nga 2 nëntori, qytetarët në Zvicër mund të aplikojnë për kartën e re biometrike të identitetit, e cila përmban një çip elektronik me të...