BallinaAtdheuMurati: „Qeveria po mbështet të gjitha bizneset e reja dhe ekzistuese“

Murati: „Qeveria po mbështet të gjitha bizneset e reja dhe ekzistuese“

-

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se qeveria po mbështet intensivisht bizneset në komunat veriore të Kosovës.

Sipas Muratit, pas rivendosjes së rendit dhe ligjit në katër komunat veriore, është vërejtur një rritje e ndjeshme në aktivitetin afarist dhe hapjen e bizneseve të reja në atë pjesë të vendit.

Murati ka theksuar se qeveria po mbështet të gjitha bizneset e reja dhe ekzistuese në këto komuna përmes një programi subvencionimi të pagave për punëtorët, me synimin e krijimit të deri në 2,000 vende të reja pune.

“Qeveria po mbështetë të gjitha bizneset e reja dhe ato ekzistuese në katër komunat në veri për hapjen e deri në dymijë vende të reja pune, përmes subvencionimit të pagës për punëtorët,” ka shkruar Murati.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje bizneseve dhe qytetarëve që të drejtohen tek zyrat e Agjencisë së Punësimit, të cilat tani ndodhen edhe në hapësirat e objekteve komunale, për të marrë më shumë informacione rreth kësaj mbështetjeje.

“Për më shumë informata, mjafton të drejtoheni tek zyrat e Agjencisë së Punësimit që tashmë gjenden edhe në hapësirat e objekteve komunale. Punë dhe Drejtësi!”, përfundoi Murati në postimin e tij, njofton telegrafi.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

NË KUJTIM TË 116 VJETORIT TË LINDJES SHËN NËNË TEREZA

0
NËNË TEREZA NË FILATELINË SHQIPTARE Nga Hysen S. Dizdari Anges Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza, lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910...