5 C
Zurich
Friday, November 28, 2025
spot_img
spot_img

Mesazh urimi nga Ambasada shqiptare në Zvicër për 28–29 Nëntorin

Duhet ti lexosh

Bernë, Zvicër – Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Zvicër dhe kudo në botë, me rastin e festave të 28 dhe 29 Nëntorit, dy prej datave më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.

Në njoftimin zyrtar theksohet se këto ditë simbolizojnë “sakrificën, krenarinë dhe përpjekjen shekullore të kombit tonë për liri dhe pavarësi”.
28 Nëntori, dita e Flamurit, shënon aktin historik të ngritjes së flamurit nga Ismail Qemali në Vlorë në vitin 1912 dhe shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.


Ndërsa 29 Nëntori përkujton çlirimin e vendit në vitin 1944, një moment që vulosi përfundimisht largimin e pushtuesve dhe ringritjen e shtetit shqiptar.

Mesazhi i ambasadës nënvizon rëndësinë e unitetit kombëtar, duke kujtuar se këto data na frymëzojnë të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë. Ambasada u bën thirrje shqiptarëve të mbajnë gjallë ndjenjën e përkatësisë kombëtare, si dhe të vazhdojnë të ruajnë dhe promovojnë identitetin dhe vlerat shqiptare kudo ku jetojnë.

“Le të qëndrojmë të bashkuar në respekt dhe dashuri për atdheun tonë,” – thuhet në urim, i cili mbyllet me homazh për heronjtë dhe dëshmorët e kombit, transmeton helveticALforum.

Gëzuar Festat e 28-29 Nëntorit!
Lavdi dëshmorëve dhe heronjve të kombit!

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit