BallinaEKSKLUZIVEDeklarata e minutave të fundit, Trump: Irani është tërhequr nga plani ekzekutimeve

Deklarata e minutave të fundit, Trump: Irani është tërhequr nga plani ekzekutimeve

-

Një deklaratë e presidentit amerikan Donald Trump vjen në orët e fundit, pas një mbledhjeje të zhvilluar në Zyrën Ovale, ku ai u ndal te situata në Iran.

Trump tha se është informuar se vrasjet në Iran janë ndalur dhe se nuk ka plane për ekzekutime.

“Jemi informuar mjaft qartë se vrasjet në Iran po ndalojnë dhe se nuk ka asnjë plan për ekzekutime”, deklaroi Donald Trump, duke theksuar se kjo çështje ka qenë shumë e diskutuar ditët e fundit.

Ai shtoi se dita e sotme ishte përmendur si momenti kur pritej të nisnin ekzekutimet, duke paralajmëruar se çdo zhvillim ndryshe do të ishte zhgënjyes për të.

“Sot duhej të ishte dita e ekzekutimeve”, shtoi Trump, duke sqaruar se do të ishte shumë i zhgënjyer nëse ky informacion nuk do të rezultonte i vërtetë, transmeton euronewsal.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...