BallinaAtdheuGërvalla priti në takim Ambasadoren e Estonisë, Karin Anna Maandi

Gërvalla priti në takim Ambasadoren e Estonisë, Karin Anna Maandi

-

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti sot në takim Ambasadoren e re të Estonisë në Kosovë, znj. Karin Anna Maandi.

Ministrja Gërvalla e uroi Ambasadoren Maandi për fillimin e mandatit të saj, duke shprehur bindjen se angazhimi i saj në Kosovë do të kontribuojë në forcimin dhe thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Estonisë.

Gjatë takimit, ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë ndaj Kosovës, duke e vlerësuar Estoninë si shtet mik dhe aleat të rëndësishëm, veçanërisht në proceset e integrimit evropian, forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit. Ajo theksoi gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për ta thelluar bashkëpunimin dypalësh, përfshirë koordinimin e ngushtë në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

Ministrja Gërvalla po ashtu theksoi rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë sigurinë dhe stabilitetin rajonal, si dhe transformimin digjital dhe sigurinë kibernetike, fusha këto në të cilat Estonia ka përvojë dhe ekspertizë të avancuar. /BS

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

MOS NA VRISNI PËR TË DYTËN HERË

0
Xhavit Lipaj, Prof. Dr. Healthcare&Management - Doctor of Philosophy Liria ka emra. Ka varre. Ka nëna. Ka fëmijë. Në kujtim të viktimave të Masakrës së Studenicës. Për...