POSTIMET E FUNDIT

Media gjermane shpërthen: Bayerni eliminohet për shkak të skandalit të gjyqtarit! 

Bayern Munih u eliminua në gjysmëfinale të Champions League në futboll.  Pas ndeshjes spektakolare në Paris, të humbur me rezultat 5:4, barazimi 1:1 në ndeshjen e kthimit në Allianz Arena kundër kampionit në fuqi PSG nuk mjaftoi për të siguruar finalen.

Ëndrra për trofeun e madh dhe kurorën e trefishë në historinë e klubit bavarez u shua”, shkruan media e madhe gjermane “Bild”.

“Ndryshe nga spektakli i futbollit në kryeqytetin francez, kësaj here në qendër të vëmendjes nuk ishin 22 futbollistët në fushë, por gjyqtari portugez Joao Pinheiro, i cili shkaktoi zemërim të madh te bavarezët me disa vendime të diskutueshme.

Gjyqtari portugez pa përvojë po drejtonte gjysmëfinalen në Champions League, shkaktoi zemërimin e mbështetësve të Bayernit me tre vendime kontraverse.

Fillimisht, në minutën e 23-të, ai ndërpreu shumë shpejt aksionin e Harry Kane për pozitë jashtë loje… Më pas erdhi momenti i parë i madh i polemikave. Nuno Mendes, i cili ishte ndëshkuar më herët me karton të verdhë, preku topin me dorë.

Futbollistët e Bayernit kërkuan kartonin e dytë të verdhë për mbrojtësin e PSG-së, por gjyqtari akordoi faull për parisienët, duke pretenduar për lojë me dorë të Konrad Laimer.it – një vendim i gabuar! Pamjet  treguan se topi kishte prekur barkun dhe kofshën e Laimerit.

Vetëm tetë minuta më vonë shpërtheu revolta tjetër. Vitinha largoi topin nga zona, ndërsa Joao Neves e ndali me dorë. Futbollistët dhe tifozët e Bayernit kërkuan penallti, por gjyqtari dhe VAR-i lejuan vazhdimin e lojës”, shkruan më tej..

Ish-gjyqtari gjerman Manuel Grafe deklaroi se ai rast ishte penallti e pastër, duke theksuar se kishte lëvizje të qëllimshme të dorës drejt topit../K.Goca/BS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB