BallinaDiasporaMarrëveshja për emigrantët, reagon Meloni: Faleminderit, Edi!

Marrëveshja për emigrantët, reagon Meloni: Faleminderit, Edi!

-

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar në lidhje me lajmet e botuara një ditë më parë për një ndërprerje të mundshme të marrëveshjes së emigrantëve me Italinë në vitin 2030. Deklarata u bë virale në disa media ndërkombëtare dhe u komentua gjerësisht pas një interviste të Ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, në një media të huaj. Më pas reagoi edhe Kryeministri Edi Rama, i cili tha se deklarata e ministrit Hoxha u keqkuptua dhe theksoi se marrëveshja për qendrat e emigrantëve në Gjadër “do të mbetet në fuqi, për aq kohë sa Italia ta dëshirojë këtë”. “Të gjithë gazetarëve nga Italia dhe jo vetëm, që po kontaktojnë lidhur me një citim të pasaktë të publikuar nga një media pas një interviste me ministrin e Jashtëm shqiptar: dua të ritheksoj, qartë dhe shpresoj njëherë e përgjithmonë, se Protokolli ynë me Italinë do të mbetet në fuqi, për aq kohë sa Italia ta dëshirojë këtë”, shkroi Rama në X.

Teksa ka shpërndarë postimin e kryeministrit Rama, Meloni e ka shoqëruar me mbishkrimin “faleminderit Edi“, transmeton kjone.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shqiptarët e New York-ut : “Studentët nuk janë vetëm – dorëheqja...

0
Nga Beqir SINA – New York Video: https://youtu.be/dXtW9oAE-jA?is=AKP7B9iDtaLtfAFN Para Misionit të Përhershëm të Shqipërisë pranë OKB-së diaspora dërgonë mesazh të fortë solidariteti me rininë e Tiranës NEW...