BallinaAtdheuMaqedonci dekoron ambasadorin Hovenier me Medaljen për Shërbim të Shquar

Maqedonci dekoron ambasadorin Hovenier me Medaljen për Shërbim të Shquar

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier. Ai e ka dekoruar atë me Medaljen për Shërbim të Shquar.

Në një postim në Facebook, Maqedonci ka thënë se tradicionalisht dhe historikisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe partneri kyç i Republikës së Kosovës. Tutje ai e ka falënderuar ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij në Kosovë.

“Duke e dekoruar me Medaljen për Shërbim të Shquar e falënderova Ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij për vendin tonë, si Ambasador i SHBA-së në Kosovë. Në një takim të përzemërt në mbyllje të mandatit të tij në Kosovë, me Ambasadorin Hovenier biseduam për bashkëpunimet aq të frytshme të Qeverisë së Kosovës me SHBA-në, veçanërisht në fushat e mbrojtjes dhe të sigurisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe partneri kyç i Republikës së Kosovës, tradicionalisht dhe historikisht. Thank you Mr. Ambassador Jeffrey Hovenier!”, ka shkruar Maqedonci, njofton rtk.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kjo është Sllovenia

0
Aty ku natyra flet me ngjyra, pastërtia është kulturë dhe bukuria shndërrohet në mrekulli. Një vend që nuk e sheh vetëm me sy, por...