BallinaKultura“Luçia Nadin dhe Shqiptarët në Venedik”, dokumentari historik zbulon fakte për Shqiptarët

“Luçia Nadin dhe Shqiptarët në Venedik”, dokumentari historik zbulon fakte për Shqiptarët

Lidhja e saj e ngushtë më Shqipërinë zë fill që në vitet 1995 kur Lucia Nadin nis punë si pedagoge në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në Universitetin e Tiranës.

Që prej asaj kohe, Shqipëria ka qenë gjithmonë në optikën e studiueses italiane me orgjinë nga Venecia e cila kurrë nuk e ndali punën kërkimore për vendin tonë, emigrantët në Venedik, për njerëz të thjeshtë, por edhe elitat e asaj kohe të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në atë vend.

Të gjitha këto fakte historike, shumë prej të cilave vijnë për herë të parë shfaqen në dokumentarin me autor Ilir Yzeirin “Lucia Nadin dhe Shqiptarët në Venedik”.

Në zbulimet e Luçia Nadin sillen në vëmendje disa prej ngjarjeve dhe figurave më të rëndësishme historike si rrethimi i Shkodrës, Historia e Skëndërbeut, si edhe jeta e humanistit Marlin Barletit në Itali pas rënies së Shkodrës. Dokumentari Historik u realizua falë edhe mbështetjes së Qeverisë Shqiptare, shkruan atsh.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Pse Britania hoqi dorë nga nxjerrja e anijes me thesarin e...

0
Britania hoqi dorë nga përpjekja për të rikuperuar një thesar me vlerë deri në 5.5 miliardë paundë (5.85 miliardë euro) nga një anije e...