BallinaDiasporaNesër mbrëma tre ngjarje në sofrën e SHH „Lugina e Preshevës“ në...

Nesër mbrëma tre ngjarje në sofrën e SHH „Lugina e Preshevës“ në Bad Ragaz

-

Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët e të gjitha trevave shqiptare dhe anëtarët e SHH „Lugina e Preshevës“ me qendër në Gosau të St.Gallenit, që jetojnë në Zvicër, se me datë 15.11.2024 ( e Premte,) duke filluar nga ora 21.00, në ambientet e Shoqatës së njohur „Atdheu“ në Bad Ragaz, do të mbaj tre ngjarje, do të kujtojnë pushkën e parë të UÇPMB-së, kujtojmë dëshmorët e kombit dhe do të mbahet Kuvendi i SHH „Lugina e Preshevës”.

Të gjithë e dijnë, se kjo shoqatë ka kontribuar dhe kontribuan edhe sot e kësaj dite, pa trumbetuar, pa bërë reklamë shumë, sepse rreth saj janë atdhetarë të dëshmuar dhe qëllimi i tyre ishte dhe do të mbetet se nuk do ti harrojnë dëshmorët me punë konkrete dhe të gjithë ata që luftuan regjimin e kryekriminelit serb.

Në këto takime, do të marrin pjesë edhe disa personalitete të atdheut tonë, që jetojnë në Zvicër e në mesin e tyre edhe ish-komandanti i UÇPMB-së, z. Shefket Hasani, ish kryetari i SHH „Lugina e Preshevës“, z.Fazli Musliu, që është edhe kryetar nderi i shoqatës e njëherit, xhaxhai i dëshmorit, Mitat Musliut, Qemal Musliu, atdhetari i njohur, ish kryetar i Shoqatës “Atdheu”, jurist e publicist, pastaj, gazetari, publicisti, ambasadori i paqes, doktori i shkencave politike, Ph.D.Dashnim Hebibi, z.Rafet Ademi kryetar i Shoqatës Kulturore „Fricktal“ në Frictal e nismëtar i disa shoqatave të tjera në Zvicër dhe musafirë të tjerë.

Të pranishmit do të kenë mundësi edhe të shohin se si ka vepruar shoqata gjatë këtyre viteve. Kryesia aktuale mirëpret të gjithë ata që duan dhe kanë mundësi që jenë prezent.

helveticALforum

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Nis viti i ri akademik, rreth 20 mijë studentë ulen sot...

0
Tiranë – Universitetet shqiptare hapin sot dyert për vitin e ri akademik, me rreth 20 mijë studentë të rinj që pritet të ulen për herë të parë...